Shtypi turk 01.03.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 1 mars 2021.

1592672
Shtypi turk 01.03.2021

“Haberturk”: Të dhënat e Turqisë do të mbeten në vend

Kreu i Zyrës Presidenciale për Transformim Digjital, Ali Taha Koç bëri të ditur se synojnë që në Turqi të zhvillojnë ekuivalentët e gjigantëve të teknologjisë si Google, Amazon, Facebook, Apple dhe Microsoft. Gazeta citon Ali Taha Koç të ketë thënë: “Të dhënat e Turqisë do të mbeten në vend. Për këtë, ne po përpiqemi të zhvillojmë ekuivalentët vendor të këtyre produkteve, veçanërisht platforma të mediave sociale dhe aplikacione të mesazheve të çastit ose të videokonferencave."

“Hurriyet”: Lëvizja britanike në turizëm

Udhëtimi ndërkombëtar për qytetarët në Mbretërisë së Bashkuar do të lejohen nga 17 maji. Rrethet me famë botërore të Muglas, Marmarisit, Bodrumit dhe Fethijes janë ndër destinacionet më të preferuara për turistët britanikë. Agjencitë e turizmit dhe zyrtarët e vendeve të akomodimit kanë filluar bisedimet me operatorët turistikë ndërkombëtarë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat mbulojnë Skocinë, Irlandën e Veriut, Uellsin dhe Anglinë.

“Yeni Safak”: Turqia dhe Kina shënojnë rritje gjatë pandemisë

Pandemia e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) ka përmbysur parashikimet e rritjes në një shkallë globale. Ekonomia globale, e cila pritej të rritet midis 3,5 për qind dhe 4 për qind, është tkurrur me 4,3 për qind. Vetëm Turqia dhe Kina janë rritur midis vendeve të G20 ku bashkohen vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim.

“Star”: Avioni kombëtar luftarak pa pilot do të fluturojë me shpejtësinë e zërit

Haluk Bayraktar, udhëheqësi i lartë (CEO) i kompanisë “Baykar” bëri të ditur se qëllimi i tyre më i rëndësishëm pas dronit sulmues të armatosur “Akinci”është të zhvillojnë avionë luftarakë pa pilot në Turqi, ndërsa shtoi se "Janë në fazën e dizajnit konceptual të avionëve luftarakë pa pilot dhe se kjo do të jetë një platformë që mund të fluturojë me shpejtësinë e zërit."

“Vatan”: Yjet holivudiane vizituan Shën Sofinë

Britaniku Guy Ritchie, regjisor dhe skenarist i filmit 'Pesë Sytë', i cili po xhirohet në Antalie, gjatë vizitës së tij në Stamboll vizitoi Xhaminë e Shën Sofisë dhe Pallatin Topkapi. Një delegacion i përbërë nga Guy Ritchie, gruaja e tij aktorja Jacqui Ainsley, aktori amerikan Josh Hartnett, producenti Ivan Atkinson, ekzekutivi i “Warner Bross” Josh Berger dhe drejtori ekzekutiv i “Miramax” Bill Block u informuan nga autoritetet në lidhje me vendet historike.



Lajme të ngjashme