Shtypi turk 22.02.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 22 shkurt 2021:

1588472
Shtypi turk 22.02.2021

“Haber Türk”Presidenti Erdogan: SHBA-ja duhet të heqë dorë nga sanksionet kundër Iranit

Kreu i Shtetit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, realizoi të dielën një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Hassan Rouhani. Duke shprehur dëshirën që administrata e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të anulojë sanksionet e njëanshme kundër Iranit dhe të heqë pengesat e padrejta ndaj mirëqenies së iranianëve, Presidenti Erdogan tha se deklaratat e lëshuara ditëve të fundit mbi këtë çështje kanë hapur një dritare të re shansesh.

“Sabah” Fahrettin Altun: S'do të lejojmë që masakrat e PKK-së të harrohen

Drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, publikoi një video në lidhje me masakrat e organizatës separatiste terroriste PKK, e cila së fundmi martirizoi 13 qytetarë të pambrojtur që i mbante peng në Gara, lokalitet në veri të Irakut. “PKK-ja, organizatë terroriste me duar të përgjakura, vazhdon të masakrojë civilët në Turqi pa bërë dallime në foshnja, fëmijë, gra, të rinj apo të moshuar, që prej vitit 1984. Ne s'i kemi harruar dhe nuk do t'i harrojmë masakrat e PKK-së vrasëse të foshnjave, edhe pse ndokush bën sikur nuk i shikon ato”, ishte mesazhi që shoqëronte videon e postuar nga Altun.

“Vatan”Deklaratë nga Rusia për prodhimin e përbashkët të “S-400” me Turqinë

Alexey Frolkin, ndihmëspresident i Shërbimit Federal për Bashkëpunim Ushtarako-Teknik (FSMTC) të Rusisë, bëri një deklaratë të dielën për prodhimin e përbashkët të sistemeve ajrore “S-400” me Turqinë. Frolkin theksoi se vazhdojnë bisedimet me Ankaranë mbi fusha të ndryshme të bashkëpunimit ushtarako-teknik.

“Hürriyet”Pritet rritje e investimeve të huaja direkte në Turqi

Ndërkohë që reformat në fusha si ekonomia dhe drejtësia pritet të përshpejtojnë investimet e drejtpërdrejta në Turqi, gjatë këtij procesi parashikohet që të rritet edhe interesi i të huajve për sektorë si automobilistika, elektroshtëpiaket, programimi kompjuterik dhe logjistika. Disa nga arsyet kryesore që investitorët e huaj preferojnë Turqinë, janë mjedisi i përshtatshëm për të siguruar fitime, fuqia punëtore e kualifikuar, klima e parashikueshme e investimeve dhe kushtet e favorshme të logjistikës.

“Star”Prodhohet në Turqi gjeneratori i parë që punon tërësisht me bionaftë

Kompania “Arken Jenerator” me seli në Stamboll njoftoi prodhimin e prototipit të gjeneratorëve të parë që punojnë tërësisht me biokarburant. Gjeneratori me biokarburant bazohet në parimin e përdorimit të naftës së ricikluar nga mbetjet shtazore dhe bimore. E pajisur njëkohësisht edhe me patentën e gjeneratorit që punon 100% me biokarburant, kompania “Arken Jenerator” planifikon komercializimin e prototipit të saj në një periudhë afatmesme.



Lajme të ngjashme