Shtypi turk 13.01.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 13 janar 2021:

1562759
Shtypi turk 13.01.2021

"Sabah”: Erdogan bën deklarata të rëndësishme në takimin me ambasadorët e BE-së

Presidenti Recep Tayyip Erdogan gjatë takimit të djeshëm me ambasadorët e BE-së në Ankara i bëri thirrje Greqisë duke thënë: “Ftojmë Greqinë të heq dorë nga përshkallëzimi i tensionimit. Ne duhet të punojmë që rajoni i Mesdheut Lindor të mos jetë një rajon i konkurrencës, por të shërbejë për interesat tona në afat të gjatë”.

“Haberturk”: Ministri i Jashtëm Çavusoglu prononcohet në lidhje me BE-në

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu gjatë takimit të djeshëm me ambasadorët e BE-së në Ankara deklaroi se “Jemi të vendosur në çështjen e bërjes së reformave. BE-ja duhet të na mbështetë. Ne e shohim të ardhmen tonë në Evropë dhe këtë duam ta ndërtojmë së bashku”.

“Vatan”: Vihet në veprim motori i parë kombëtar i helikopterit

Prototipi i motorit kombëtar të helikopterit që do të integrohet në helikopterin e parë prodhim vendor për qëllime të përgjithshme “Gokbey”, tip TEI-TS1400 pas testimeve të suksesshme të faztës së parë “TS3” kaloi me sukses edhe testimet e fazës së dytë “TS4”.

“Star”: Rajoni i Mesdheut Lindor shënoi rekord në eksportin e agrumeve

Gjatë vitit të kaluar nga Mersini, Hatayi dhe Adanaja, të cilat realizojnë 71 për qind të eksporteve të agrumeve të Turqisë, vitin e kaluar janë eksportuar agrume në vlerë 661 milionë e 787 mijë dollarë.

“Hurriyet”: Fillimisht Hakan Çalhanoglu tani edhe Yusuf Yazici

Futbollistët turq vazhdojnë të shënojnë futbollin evropian. Pas futbollistit Haka Çalhanoglu, i cili fitoi çmimi e “Futbollistit më të mirë të vitit” në Itali në dhjetor, kësaj radhe edhe futbollisti Yusuf Yazici ndodhet në rendin e ditës franceze. Futbollisti i kombëtares turke, i cili luan në ligën e parë franceze për klubin Lille, nga Unioni Kombëtar i Futbollistëve Profesionist (UNFP) u tregua si kandidat për çmimin e futbollistit më të mirë të muajit dhjetor. Fituesi do të përcaktohet me vota në faqen e internetit të UNFP-së.



Lajme të ngjashme