Shtypi turk 02.10.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 2 tetor 2020:

1501727
Shtypi turk 02.10.2020

Yeni Şafak” - Erdogan: Rruga drejt paqes së përhershme kalon përmes tërheqjes së armenëve nga çdo pëllëmbë e tokës azerbajxhanase që ata kanë pushtuar

Në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së sesionit të ri parlamentar, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), duke iu referuar konfliktit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, deklaroi sa vijon: "Rruga drejt paqes së përhershme në këtë zonë kalon përmes tërheqjes së armenëve nga çdo pëllëmbë e tokës azerbajxhanase që ata kane pushtuar. Qeverinë armene nuk do ta shpëtojnë as përpjekjet për të shpifur kundër Turqisë duke lënë gjithçka mënjanë. Unë i paralajmëroj ata që e mbështesin këtë shtet hajdut (Armeninë) se ata do të duhet të mbajnë përgjegjësi para ndërgjegjes së përbashkët të njerëzimit".

Hürriyet” – Ambasadori azer, i vetmi që u ftua në parlament

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop (Şentop), ftoi Ambasadorin e Azerbajxhanit në Ankara, Hazar Ibrahim në seancës e hapjes së sesionit të ri parlamentar. Hazar Ibrahim ishte i vetmi ambasador i ftuar në ceremoninë e hapjes, ndërsa ambasadorët e tjerë nuk u ftuan në veprimtari për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Vatan” - Italia për Turqinë: Një aleat i domosdoshëm

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio tha se Turqia është një aleat i domosdoshëm për stabilitetin në Mesdheun Lindor dhe rajonin e saj dhe një aktor kryesor anëtar i NATO-s.

Star” – Ministri Donmez: Në det fillon periudha ‘Kanuni'  

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dënmez (Dönmez), në një postim që ka bërë në lidhje anijen e shpimit 'Kanuni' (Ligjvënësi) thotë: “Në detet turke tani fillon periudha 'Kanuni'. Ministri Donmez njoftoi se më 10 tetor anija ‘Kanuni’ do të niset nga porti “Taşucu” i Mersinit për në portin “Haydarpaşa” të Stambollit për të kryer këtu përgatitet e kalimit të ngushticës së Stambollit (për të kaluar poshtë urave).

Sabah” – Kompania ajrore ruse fillon fluturimet Moskë-Stamboll

Kompania ajrore ruse “Nordwind Airlines” ka nisur fluturimet e rregullta Moskë-Stamboll. “Nordwind” do të fluturojë për në Aeroportin e Stambollit çdo ditë të javës me avionët të tipit "Boeing 737-800", njofton kompania që administron aeroportin ndërkombëtar të Stambollit “İGA”.



Lajme të ngjashme