Shtypi turk 21.09.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 21 shtator 2020:

1494542
Shtypi turk 21.09.2020

“Yeni Safak”: Kalin: Sanksionet, shantazhet dhe gjuha kërcënuese mbeten pa rezultat kundër Turqisë

Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalin, në një deklaratë rreth tensioneve në Mesdheun Lindor tha se, "sanksionet kundër Turqisë, shantazhe dhe gjuha kërcënuese nuk mund të arrijnë rezultate në asnjë kohë”, ndërsa shtoi se “Politikanët evropianë tani duhet ta kuptojnë këtë. Ata që  mendojnë se mund të frikësojnë Turqinë me kërcënime apo me sanksione, ata që mendojnë se do të heqim dorë nga vendosmëria e jonë janë duke bërë përpjekje të kota”.

“Vatan”: Kryetarja e Bashkisë së Liverpool-it, Rothery bën fjalë me lëvdata për Turqinë

Kryetarja e Bashkisë së Liverpool-it, Anna Rothery, e cila zgjodhi nënprefekturën Fethiye të Muglas në Turqi për pushime, bëri fjalë me lëvdata për masat që mori Turqia kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19). Gazeta citon kryetaren Rothery të ketë thënë: “Unë u impresionova nga masat e rrepta kundër COVID-19. Ishte shumë impresionuese që masat në fjalë zbatoheshin edhe në hotelin ku qëndroja, në Fethiye, në Detin e Vdekur, madje edhe në plazh”.

“Hurriyet”: Dy milionë turistë zgjodhën Antalien për pushime

Pavarësisht epidemisë së koronavirusit që vazhdon në botë, kryeqyteti i turizmit Antalie gjatë periudhës 1 janar – 13 shtator mirëpriti mbi 2 milionë turistë. 2 milion e 3 mijë e 946 mysafirë nga 170 vende duke përfshirë Rusinë, Ukrainën, Gjermaninë, Anglinë dhe Poloninë erdhën në Antalie, e cila ofron një mundësi të shëndetshme dhe të sigurt për pushime.

“Sabah”: Shtypi ndërkombëtar bën fjalë me lëvdata për makinën e parë fluturuese turke “Cezeri”

Makina fluturuese turke “Cezeri”, e cila është një prodhim vendas dhe kombëtar, vazhdon të shkaktojë jehonë të gjerë në shtypin ndërkombëtar. Agjencia britanike e lajmeve Reuters, e cila ndau një video të titulluar zhvillimet e rëndësishme të javës, rendit makinën fluturuese “Cezeri” të parën. “Cezeri” gjithashtu mori vlerësime të mëdha në faqet e internetit të mediave të tjera të huaja.

“Star”: Aplikacioni vendor i videokonferencava kaloi me sukses testin e parë

Aplikacioni vendas i videokonferencave/uebinar “BizBize”, i zhvilluar nga bashkëpunëtori i ASELSAN-it, BİTES, kaloi me sukses testin në aktivitetin e "takimit të sigurisë dhe mbrojtjes" “SEDEC” të mbajtur me pjesëmarrjen ndërkombëtare. Aktiviteti dha një kontribut të rëndësishëm që aplikacioni të prezantohet ndërkombëtarisht.



Lajme të ngjashme