Shtypi turk 17.09.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 17 shtator 2020:

1492385
Shtypi turk 17.09.2020

“Haber Türk”: Mesazhi i Erdoganit për Evropën: Jini të drejtë dhe të qëndrueshëm në çështjen e Mesdheut Lindor

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në bisedën me videokonferencë me Kancelaren gjermane, Angela Merkel tha se për sa kohë ka një qasje konstruktive dhe të drejtë për çështjen e Mesdheut Lindor, mosmarrëveshjet mund të zgjidhen me negociata dhe kompromis. Ai tha se shtetet evropiane duhet të jenë të drejta dhe të qëndrueshme në çështjen e Mesdheut Lindor dhe nënvizoi se Turqia do të vazhdojë të zbatojë deri në fund një politikë të vendosur dhe aktive për të drejtat e saj.  

“Yeni Şafak”: Itinerari i ri i “Oruç Reis” është jugu i Meisit

Anija “Oruç Reis”, që me 3 NAVTEX të publikuara në muajin e fundit duke filluar nga pika më jugore e juridiksionit detar përparon drejt veriut, pas mirëmbajtjes do të drejtohet drejt ishullit Meis (Kastellorizo). Punimet e “Oruç Reisit” në këtë rajon do të përfundojnë në 2 muaj. Koordinatat e shpallura të NAVTEX-it të ri pritet të fillojnë aty ku përfundojnë ujërat territoriale të ishujve Meis dhe Rodos.  

“Star”: Maqedonia e Veriut i bën thirrje Greqisë për bashkëpunim me Turqinë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i bëri thirrje qeverisë së Athinës për bashkëpunim me Turqinë në Mesdheun Lindor. Ai nënvizoi rëndësinë e lidhjeve të ngushta mes vendeve të rajonit dhe shtoi: “Të jemi të zgjuar. Shpresoj që ky tension të mos jetë më. Sepse Turqia është fqinji juaj dhe miku ynë i mirë”.

“Sabah”: Për mjetet ajrore fluturuese pa pilotë (IHA), që kanë mahnitur botën, vëmendja është kthyer nga Turqia

Ka përfunduar faza e parë e konkursit të zhvilluar nga Presidenca e Industrisë së Mbrojtjes (SSB) në kuadër të projektit për Zhvillimin dhe Shfaqjen e Teknologjisë së IHA-ve. Në testet e fluturimit morën pjesë shumë kompani, të cilat shfaqën aftësitë e tyre. Kreu i Industrisë së Mbrojtjes, Ismail Demir tha se industria turke e mbrojtjes ka arritur shumë suksese vitet e fundit në lidhje me mjetet ajrore fluturuese pa pilotë dhe shtoi se IHA-t kombëtare dhe vendore kanë hyrë ndër sistemet pararojë në klasifikimin e tyre në botë.

“Hürriyet”: Rusët dynden në Antalie

Së bashku me procesin e normalizimit të koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) jetohet një gjallërim në numrin e turistëve që vijnë në Antalie, veçanërisht nga Rusia. Gjatë muajit gusht në këtë qytet turistik erdhën 225 mijë turistë rusë dhe ky numër në muajin shtator u arrit brenda 15 ditëve. Parashikohet që sezoni veror të zgjasë deri në muajin nëntor.



Lajme të ngjashme