Shtypi turk 25.08.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 25 gusht 2020:

1478749
Shtypi turk 25.08.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 25 gusht 2020:

Yeni Şafak” - Presidenti Erdogan: Ajo që bën Greqia është një llastim

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Navtex-i që ka lëshuar Greqia është një veprim prej të llastuari që rrezikon sigurinë bregdetare dhe lundruese të të gjitha anijeve në rajon. "Greqia do të jetë përgjegjësja e vetme për çdo gjë negative që mund të ndodhë në zonë tani e tutje dhe e vetmja që do të pësojë dëme do të jetë gjithashtu ky vend",- paralajmëroi udhëheqësi turk.

Sabah” - Një lajm i mirë në lidhje me gazin natyror do të vijë edhe nga Mesdheu

Presidenti Erdogan tha se pas lajmit të mirë për zbulimin e rezervave prej 320 miliardë metra kub gaz natyror në Detin e Zi, ata shpresojnë gjithashtu se do të marrin lajme të mira edhe nga Mesdheu. Ai siguroi se anija “Oruç Reis” dhe anijet e flotës që e shoqërojnë atë nuk do të bëjnë as hapin më të vogël mbrapa nga aktiviteti i tyre.

Vatan” – Raprezalja e Turqisë kundër Greqisë! Nisen luftanijet!

Pasi Greqia deklaroi se do të kryejë manovra ushtarake në fushën ku bën kërkime anija turke “Oruç Reis”, erdhi edhe reagimi i parë nga Turqia. Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar theksoi se vendimi i marrë nga Athina do ta rrisë edhe më shumë tensionin. Ministri Akar deklaroi se Turqia ka të drejtë në lidhje me aktivitetet e saj në Mesdheun Lindor, duke shtuar: "Deri më sot ne e kemi përmbushur misionin tonë në mënyrën më të mirë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe tani e tutje".

Star” – Në Detin e Zi ka një potencial edhe më të madh gazi natyror  

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalın e quajti veçse një fillim zbulimin e rezervave me 320 miliardë metra kub gaz natyror në Detin e Zi. "Ekspertët tanë teknikë thonë se në Detin e Zi ka një potencial më të madh se kaq. Punimet eksploruese dhe sonduese vazhdojnë njëkohësisht”, ka shtuar ai.

Haber Türk” - Rritje e madhe e turizmit në korrik

Numri i turistëve që kanë mbërritur në Turqi në muajin korrik është katërfishuar në krahasim me qershorin, duke u rritur nga 214 mijë e 768 në 932 mijë e 937. Provincat e vendkalimeve kufitare përmes të cilave ka hyrë numri më i madh i turistëve është: Stambolli zë vendin e parë me 32,36% (301 mijë e 930 turistë), pastaj vijnë Antalya dhe Edreneja.



Lajme të ngjashme