Shtypi turk 17.08.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 17 gusht 2020:

1474363
Shtypi turk 17.08.2020

“Vatan”: Turqia reagoi ashpër ndaj deklaratave të Joe Biden: Injorancë, arrogancë, hipokrizi

Deklaratat ndaj Turqisë që Joe Biden, kandidat i Partisë Demokratike të ShBA-së për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 3 nëntor, i bëri më 16 janar gjatë reportazhit të zhvilluar me redaktorët e gazetës “The New York Times” dhe pamjet e së cilës janë publikuar rishtazi në internet, shkaktuan debate të shumta. Në reagimin ndaj deklaratave të kandidatit për president në SHBA, Joe Biden ndaj Turqisë, zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kallën tha se "deklarata bazohet në injorancë, arrogancë dhe hipokrizi".

“Star”: Turqia shpallë NAVTEX të ri

Turqia shpallë Navtex të ri për anijen “Yavuz”, e cila prej kohësh zhvillon punime sizmike në Mesdheun Lindor. Navtex-i i ri do të jetë i vlefshëm deri në datën 15 shtator për zonën ku do të bëjë kërkime sizmike anija “Yavuz”. Sipas Navtex-it të ri anija “Yavuz” do të vazhdojë me punime sizmike në zonën afër brigjeve të Qipros në Mesdheun Lindor. Në njoftimin e ri, thuhet se "Rekomandohet fuqimisht që të mos hyhet në zonën ku do të zhvillohen punimet".

“Hurriyet”: Mburoja mbrojtëse në Mesdhe

Turqia reagoi ashpër ndaj marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes Francës dhe udhëheqjes greko-qipriote. Fregata turke “TCG Kemalreis”, e cila ndoqi fregatën greke “Limnos”, që tentoi të provokojë anijen sizmike “Oruç Reis”, kësaj radhe shoqëron anijen kërkimore “Barbaros Hayrettin Pasha” në lindje të Qipros.

“Yeni Safak”: Macron mbetet i vetmuar në Evropë

Franca, e cila detyroi Evropën për t’u bashkuar kundër Turqisë në Mesdheun Lindor, nuk arriti të marrë atë që dëshironte nga aleatët. Kështu edhe Franca edhe Greqia mbetën të vetmuara. Show me luftanije i Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili nuk arriti të marrë as edhe një vendim ndëshkues për Turqinë nga Bashkimi Evropian, në Mesdheu Lindor mori fund me mesazhin e Gjermanisë, se “ky gjest është shënuar”.

“Sabah”: Turqia e para në Evropë në prodhimin industrial

Takimi i 16-të i bordit këshillimor nën kryesinë e ministres së Tregtisë, Ruhsar Pekcan u mbajt me anë të videokonferencës. Gazeta citon ministren Pekcan të ketë thënë se “Rritja e indeksit të prodhimit industrial me 17,6 për qind Turqia u radhit e para në Evropë. Gjatë çerekut të parë të vitit Turqia doli e para në mesin e vendeve të grupit G-20 me rritje prej 4,5 për qind”.

“Haberturk”: Amber Heard mahnitet me Stambollin

Aktorja e njohur amerikane Amber Heard, zgjodhi të kalojë pushimet e saj në Turqi. Pas një jave pushim në Bodrum aktorja vendosi të vazhdojë pushimin e saj në Stamboll. Heard, e cila vizitoi gadishullin historik të Stambollit, zhvilloi një vizitë edhe në xhamitë. Duke vënë në dukje se “Nuk mund të dashurohej më shumë me këtë qytet të mrekullueshëm”, Amber Herad postoi në llogarinë e saj në median sociale edhe detajet në lidhje me pushimet në Turqi.



Lajme të ngjashme