Shtypi turk 05.08.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 5 gusht 2020:

1467543
Shtypi turk 05.08.2020

Yeni Şafak” - Presidenti Erdoan: Ne do të jemi gjithmonë pranë Libanit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) postoi një mesazh nga llogaria e tij personale në gjuhën arabe në rrjetin social lidhur me shpërthimin në Liban. "Ne si Turqi do të jemi gjithmonë pranë Libanit dhe vëllezërve libanezë”, shkruan udhëheqësi turk në mesazhin e tij.

Star” - Gazeta franceze: Presidenti Erdogan rivizatoi hartën e Mesdheut

Gazeta franceze “Le Figaro” ka publikuar një lajm, ku Presidentin Erdoan e ngjason me Sulltan Mehmetin II (Fatih Sulltan Mehmet). Sipas “Le Figaro”-s hartën në Mesdhe Erdogani e ka vizatuar përsëri me kryeministrin libian Fayez Al Sarraj. Pasi u izolua nga aleatët e tij perëndimorë Sarraj u detyrua të bjerë dakord me Turqinë.

Sabah” - Turqia fillon testimin e vaksinës Covid-19 tek njerëzit

Vazhdon me gjithë shpejtësinë puna për prodhimin e vaksinës dhe ilaçeve vendore që do të përdoren kundër pandemisë së koronavirusit të ri (Covid-19). Instituti Turk i Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike (TÜBITAK) ka arritur në një fazë të rëndësishme në testimin e vaksinës tek kafshët. Së shpejti do të fillojnë testet edhe tek njerëzit. 

Vatan” - Ekonomia turke rritet përkundër Covid-19

Ekonomia turke vazhdon të rritet në një kohë që ekonomia e Bashkimit Evropian (BE) u tkurr me 11,9 për qind, kurse ekonomia e Shteteve të Bashkuara (ShBA) u zvogëlua me 32,9 për qind në tremujorin e dytë të vitit. Eksportet turke në korrik u rritën me 11,5 krahasuar me qershorin dhe u realizuan në shifrën e 15,12 milionë dollarëve. Eksporti ka tejkaluar nivelet para pandemisë Covid-19 dhe ka arritur nivelin më të lartë të vitit 2020.

Haber Türk” - Ministri Albayrak: Ne i përgëzojmë të gjithë eksportuesit tanë

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak vlerësoi shifrat e eksportit për muajin korrik në llogarinë e tij në rrjetin social« Twitter». Albayrak shkruan se eksportet e Turqisë në muajin korrik arritën në 15 miliardë dollarë dhe shton: "Ky ishte niveli më i lartë i vitit 2020. I përgëzojmë të gjithë eksportuesit tanë".



Lajme të ngjashme