Shtypi turk 09.07.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 9 korrik 2020:

1452040
Shtypi turk 09.07.2020

“Haberturk”: Ministri i Jashtëm Çavusoglu takon Kryeministrin britanik Johnson

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu në kuadër të takimeve në Angli, zhvilloi një vizitë kortezie ndaj Kryeministrit të Anglisë, Boris Johnson, i cili u kurua nga koronavirusi i tipit të ri (Covid-19). Duke vënë në dukje se gjatë kontakteve në Angli u bisedua edhe për çështjen e Libisë, ministri Çavusoglu tha: “Ne dhe Mbretërinë e Bashkuar jemi të mendimit se zgjidhja më e mirë, madje e vetmja zgjidhje në Libi është një zgjidhje politike”.

“Sabah”: Deklarata e Ibrahim Kalin për Libinë

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin, deklaroi se Turqia do të vazhdojë të mbështesë qeverinë legjitime të Tripolit në Libi. Duke rikujtuar se Turqia me kërkesë së qeverisë legjitime të Libisë me këtë vend në dhjetor nënshkroi Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ushtarak dhe të Sigurisë, Kalin tha: “Brenda kornizës së kësaj marrëveshje ne mbështesim qeverinë legjitime të njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB). Me ndërhyrjen e Turqisë u vendos një ekuilibër në luftime në këtë vend dhe tani të gjithë dorëzohen”.

“Vatan”: Ministri Karaismailoglu zhvilloi një takim me ministrin turkmen Ovezov

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Adil Karaismailoglu zhvilloi një bisedë dje me nënkryetarin e Këshillit të Ministrave të Turkmenisë Bayramgeldi Ovezov përmes videokonferencës. Të dy ministrat biseduan për marrëdhëniet në fushën e transportit tokësor, hekurudhor, detar dhe aviacionit civil, ndërsa u fol edhe për hapat që do të mund të hidhen për avancimin e marrëdhënieve gjatë periudhës së normalizimit pas epidemisë së COVID-19 në fushën e transportit.

“Hurriyet”: Rritet pjesa e tregut e kompanisë “Turkish Cargo”

Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë së Linjave Ajrore Turke (Turkish Airlines-THY) Bilal Eksi deklaroi se në qershor, pjesa e nënkompanisë së “Turkish Airlines” për transportin e mallrave “Turkish Cargo” arriti në 5 për qind në të gjithë botën. Në një postim të bërë në Twitter, Eksi tha: “Ne mbështetëm flotën tonë të transportit të mallrave me avionët tanë ekzistuese të pasagjerëve. Ne transportuam 1 nga çdo 20 ngarkesë me rrugë ajrore”.

“Star”: Kombëtarja turke e futbollit më 3 shtator mirëpret Hungarinë

Ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve të UEFA-s kombëtarja turke e futbollit do ta luajë kundër kombëtares hungareze më 3 shtator në Sivas të Turqisë.



Lajme të ngjashme