Shtypi turk 05.05.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 5 maj 2020:

1411017
Shtypi turk 05.05.2020

“Hurriyet”: Fillon kthimi në jetën normale në Turqi

Në Turqi, e cila kaloi një proces të suksesshëm në luftën kundër Covid-19, jeta fillon të normalizohet. Sipas planit, duke filluar nga e diela, 10 maj, mundësohet dalja për katër orë një ditë në javë në radhë të parë për të moshuarit mbi 65-vjeç. Ndërkaq për grupmoshën nën 20-vjeç kjo do të zbatohet në dy grupe. Për më tepër, biznese të tilla si berberë, parukierë, sallone bukurie do të fillojnë me punë të hënë më 11 maj. Gjithashtu edhe qendrat tregtare do të hapen në të njëjtën ditë.

“Star”: Francezi Mourad Ghazli i shpjegon botës Turqinë

Shtetasi francez, Mourad Ghazli, i cili në një dyqan në Antalie xhiroi pamjet në lidhje me luftën kundër koronavirusin, shkaktoi jehonë në mbarë botën. Kësaj radhe shtetasi francez, Mourad Ghazli postoi videon e furnizimit me maska vetëm me kartën e identitetit nga një barnatore. Videoja, ku Ghazli bën të ditur se Presidenti Erdogan kujdeset për popullin e tij, brenda një kohe të shkurtë u pa nga dhjetëra-mijëra njerëz.

“Haberturk”: Turqia do të bëhet një qendër joshëse pas pandemisë

Kryetari i Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur (MÜSİAD) Abdurrahman Kaan bëri të ditur se Turqia me provat e kaluara gjatë epidemisë së Covid-19 i tregoi gjithë botës se sa e fuqishme është. Kaan bëri të ditur se çdo lloj infrastrukture në sektor është i gatshëm dhe se Turqia pas pandemisë do të bëhet një qendër joshëse.

“Vatan”: Turqia përgjigjet ndaj pretendimeve të Greqisë për provokim të helikopterit

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hami Aksoy bëri të ditur se pretendimet për provokimin e helikopterit grek që transportonte ministrin e Mbrojtjes nga ana e avionëve luftarakë turq nuk e pasqyrojnë të vërtetën. Duke vënë në duke se avionët luftarakë turq kanë kryer aktivitet rutine në Detin Egje, zëdhënësi Aksoy tha: “Përpjekja për ta përshkallëzuar tensionin duke dramatizuar fluturimet rutinë nuk i sjell asnjë dobi Greqisë”.

“Yeni Safak”: Programi vendor për videokonferenca “Diyalog”

“Diyalog”, një program vendor për videokonferenca me siguri të lartë për punë në kushte të largëta, do të hyn në përdorim këtë muaj. Me programin “Diyalog”, i cili nuk kërkon ndonjë instalim të aplikacionit për përdorimin e tij, thirrjet me cilësi të lartë mund të bëhen pa pajisje shtesë. Ndërsa nuk ka kufizime të përdoruesve dhe të afatit në aplikim, programi mund të përdoret lehtësisht edhe nga institucionet kritike dhe njerëzit. Potenciali për të eksportuar produktin drejt vendeve mike dhe aleate është gjithashtu i lartë.



Lajme të ngjashme