Shtypi turk 10.03.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 10 mars 2020:

1375418
Shtypi turk 10.03.2020

Hürriyet” – Presidenti Erdoan apel Evropës për Sirinë: Asnjë vend nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj kësaj drame njerëzore

Të hënën Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi një vizitë pune në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, ku u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Në konferencën e përbashkët udhëheqësi turk tha se Evropa nuk mund të heshtë ndaj dramës njerëzore në Siri. “Asnjë vend evropian nuk e ka luksin të qëndrojë indiferent ndaj konfliktit dhe dramës njerëzore në Siri”,- tha Erdoan.

Haber Türk” – Ministri Albayrak: Këtë vit do ta realizojmë objektivin e inflacionit, 8,5%

Në një takim që pati të hënën me përfaqësuesit e biznesit në qytetin Denizli ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak tha: “Qëndrimi ynë i vendosur për inflacionin tregon se edhe këtë vit do ta kapim shumë lehtë objektivin 8,5%, që synojmë për inflacionin vjetor. Askush nuk duhet të ketë dyshime për këtë”.

Sabah” – Ministri Dënmez: “Reaktori i parë në Akkuyu do të hyjnë në punë në 2023

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dënmez (Dönmez) tha se vazhdojnë pa ndërprerje punimet për ndërtimin e Centralit të Energjisë Nukleare “Akkuyu”, i cili kur të ketë përfunduar do të prodhojë në total energji elektrike të barabartë me nevojën që kanë së bashku metropolet e Ankarasë dhe Izmirit. “Reaktori i parë do të hyjë në punë në vitin 2023”,- theksoi ministri.

Vatan” – Deklarata e ministrit Koca për koronavirusin

Ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koxha (Fahrettin Koca) rikonfirmoi të hënën se deri më tani në Turqi nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. “Turqia i ka marrë në kohën e duhur të gjitha masat e nevojshme. Nuk ka vend për shqetësim. Organet shtetërore, me në krye ministrinë, po i marrin të gjitha masat e nevojshme si asnjë vend tjetër”,- nënvizoi ministri turk i Shëndetësisë.

Star” – Suksesi i habitshëm i Turqisë në stërvitjen e NATO-s

Në stërvitjen e NATO-s “Lufta mbrojtëse me nëndetëse DYNAMIC MANTA” avioni i patrullimit detar të Turqisë ka realizuar 15 misione dhe ka përcaktuar vendndodhjen e nëndetëseve të 4 vendeve aleate, që morën pjesë në stërvitje duke arritur edhe suksesin më të lartë mes avionëve amerikanë, kanadezë, francezë dhe gjermanë.



Lajme të ngjashme