Shtypi turk 05.12.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 5 dhjetor 2019:

Shtypi turk 05.12.2019

Haber Türk” - Erdogan: “Ata që kanë pretendime territoriale në Siri, të largohen prej aty”

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia është një vend që mund ti kryejë operacionet e veta pa marrë lejen e askujt kur bëhet fjalë për sigurinë e saj kombëtare. "Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në Siri derisa terroristët të dëbohen nga ky vend. Ne nuk kemi pretendime territoriale në Siri. Nëse ka nga ata që kanë pretendime të tilla, ata duhet të largohen nga ky vend”,- shtoi ai.

Star” - Turqia mori atë që deshi në samitin e NATO-s

Nga samiti i liderëve të NATO-s, i cili filloi me qëndrimin konstant dhe të vendosur të Turqisë në pozicionin e saj për të vendosur veton në planin e ri të Aleancës për mbrojtjen e vendeve të Baltikut pas pengesës së ShBA-së - megjithë kundërshtimet e Turqisë - për të njohur YPG-në si një organizatë terroriste, doli rezultati që dëshironte Ankaraja. Në komunikatën përfundimtare të lëshuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u shtua pika ku thuhet: "Terrorizmi, me të gjitha format dhe manifestimet e tij, vazhdon të përbëjë një kërcënim për ne", duke iu referuar dokumentit të shpallur nga Aleanca në 2015 dhe që e cilëson YPG-në si një grup terrorist.

Yeni Şafak” - Turqia ka parandaluar komplotin në Mesdheun Lindor

Ministri i Energjetikes dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dënmez (Dönmez) vlerësoi marrëveshjen e nënshkruar midis Turqisë dhe Libisë në lidhje me “Përshenjimin [delimitimin] e zonave të juridiksionit detar”. "Nëpërmjet kësaj marrëveshje ne kemi ndaluar përpjekjet për ta lënë Turqinë jashtë ekuacionit dhe lojës që luhet në Mesdheun Lindor. Ata synonin të linin jashtë kësaj loje edhe Libinë, edhe Turqinë. Kjo është një marrëveshje e drejtë e lidhur sipas ligjit ndërkombëtar detar",- tha ministri Dënmez.

Sabah” - 2020 do të jetë viti i Turqisë

Rimëkëmbja e shpejtë në ekonominë turke ka shtuar oreksin e investitorëve vendas dhe të huaj. Në vitin 2020 pritet të ketë përshpejtim të rritjes ekonomike dhe fluksit të kapitalit të huaj. Turqia i rriti me 13% investimet e huaja direkte madje edhe në vitin 2018, kur në botë investimet ranë me 13%. Në vitin 2020 pritet që në Turqi të vijnë më shumë se 15 miliardë dollarë investime me kapital të huaj.

Hürriyet” – Shpallen qytetet më të vizituara në botë, nga Turqia 2

“Euromonitor International” me seli në Angli, një kompani që bën sondazhe strategjike në shkallë botërore në lidhje me sektorët, vendet dhe konsumatorët, ka publikuar raportin për qytetet më të vizituara në botë. Nga Turqia në këtë listë kanë hyrë Stambolli me Antalian. Stambolli u vizitua nga më shumë se 13 milionë njerëz [13 milionë e 433 mijë] në 2018; kurse në vitin 2019 shifra ka arritur pothuajse në 15 milionë njerëz [14 milionë e 715 mijë e 900]. Sipas raportit Antalia thithi 12 milion turistë [12 milionë e 438 mijë e 800] në vitin 2018; ndërsa në vitin 2019 shifra aktuale është rreth 13 milionë [13 milionë e 332 mijë e 100].



Lajme të ngjashme