Shtypi turk 02.12.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 2 dhjetor 2019:

Shtypi turk 02.12.2019

“Haberturk”: Çavusoglu prononcohet për kanalin e Stambolli: Historia do të ndryshojë

Në artikullin e saj gazeta citon ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu të ketë thënë që “Me fillimin e punimeve të ndërtimit të kanalit të Stambollit do të ndryshojë historia nga aspekti i detarisë dhe transportit. Kjo do të jetë një pikëkthesë”. Në fjalën e mbajtur të dielën gjatë mbledhjes së degës rinore të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) të rajonit të Mesdheut, Çavusoglu tha se me forcimin e Turqisë po ndryshojnë edhe sfidat përpara saj.

“Sabah”: Ministria e Mbrojtjes Kombëtare ndërton pika kontrolli përballë sulmeve terroriste

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se ka ndërtuar pika kontrolli me qëllim të parandalimit të sulmeve terroriste të PKK/YPG-së ndaj civilëve të pafajshëm.

“Vatan”: Ministria e Brendshme njoftoi ekstradimin e terroristëve të huaj

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë bëri të ditur se po vazhdon procesi i kthimit të luftëtarëve të huaj terroristë në vendet e tyre të origjinës. Në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Brendshme thuhet se në këtë kuadër të dielën është ekstraduar një luftëtarë i huaj terroristë, shtetas i Irlandës.

“Star”: Numri i turistëve të huaj arrin në 41 milionë

Turqia gjatë 10 muajve të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë shënoi rritje me 14,47 për qind në numrin e turistëve që vizituan Turqinë. Numri i turistëve këtë vit arriti në 40 milionë e 719 mijë e 786. Ndërkaq në 9 muajt e vitit Turqinë e vizituan 36 milionë e 428 mijë turistë.

“Yeni Safak”: Sukses historik nga sportisti turk Talha Ahmet Erdem me sindromën Down

Sportisti turk Talha Ahmet Erdem fitoi medalje të artë në Kampionatin Botëror në Xhudo të sportistëve me sindromën Down. Me këtë sukses ai i solli Turqisë titullin e parë të kampionit në këtë fushë.



Lajme të ngjashme