Shtypi turk 04.03.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 4 mars 2019:

1156409
Shtypi turk 04.03.2019

Star” – Ministri i Jashtëm, Çavusoglu: Shtrëngimi i Iranit është me rrezik

Në fjalën që mbajti në Takimin Konsultativ të Ambasadorëve Palestinezë në Vendet Evropiane, ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha: “Shtrëngimi i Iranit me sanksione është i rrezikshëm për rajonin. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Iranin”. Në vijim shefi i diplomacisë turke tha se mbrojtja e statusit historik dhe juridik të Jerusalemit është një prej prioriteteve të politikës së jashtme turke. “Për ne kjo është një kauzë e shenjtë. Ne po bëjmë çdolloj përpjekjeje për të tërhequr vëmendjen e shoqërisë ndërkombëtare tek padrejtësitë që po ndodhin në Jerusalem”, theksoi ai.

Haber Türk” – Planifikohet që “Anka-2” fluturimin e parë ta bëjë brenda vitit

Është vënë me sukses në punë motori i dronit të ri turk “Anka-2”, i cili do të ketë kapacitet të transportojë më shumë ngarkesa të dobishme në krahasim me mjetet aktuale ajrore pa pilot që ka Turqia. Objektivi është që fluturimin e parë “Anka-2” ta bëjë brenda këtij viti.

Hürriyet” – Luanët e cirkut iu kthyen jetës në natyrë me “Turkish Cargo”

Turkish Cargo”, marka e transportit ajror të ngarkesave (cargo), e cila ofron shërbime në 124 vende të botës dhe që vazhdon të ketë rritjen më të shpejtë, ka transportuar me avion nga kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, me transit në Stamboll, deri në Afrikën e Jugut, luaneshat motra me emrat “Luca”, “Charlie” dhe “Kai” si dhe luanin e porsalindur me emrin “Nathan” në kuadër të programit për respektimin e të drejtave të kafshëve. Në Afrikën e Jugut luanët do të jetojnë në gjendje të lirë në natyrë.

Sabah” – Objektivi është 5 milionë turistë në Mardin

Pesë milionë turistë është objektivi i vendosur këtë vit për Mardinin, i cili vitet e fundit përparon në rrugën për të qenë një nga qendrat e rëndësishme të thithjes së turistëve me xhamitë, medresetë, kishat, rrugicat e ngushta dhe shtëpitë e ndërtuar me gurë të gdhendur. Niveli i shfrytëzimit të hoteleve në Mardin, duke parë rezervimet që janë bërë këtë vit për muajt mars dhe prill, ka arritur deri në 90%. Vitin e kaluar Mardini mirëpriti 3 milionë turistë.

Yeni Şafak” – Rritje rekord e numrit të turistëve në Antalya, 52%

Objektivi që i ka vendosur Antalya vetes për vitin 2019 është 15 milionë turistë. Pas fluksit të kënaqshëm në janar, Antalya ka shënuar shifrat më të larta të viteve të fundit edhe muajin e kaluar (shkurt). Në kryeqytetin e turizmit turk, në shkurt erdhën 152 mijë turistë, ose 50% më shumë. Kurse numri total i turistëve për dy muajt e parë të vitit (janar-shkurt) është rritur në 292 mijë, ose 52% më shumë në krahasim me vitin e kaluar.



Lajme të ngjashme