Shtypi turk 01.03.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 1 mars 2019:

1154916
Shtypi turk 01.03.2019

Vatan: Turqia, në veprim për krizën Pakistan-Indi

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin e Pakistanit, Imran Han. Në bisedën e zhvilluar me kërkesë të kryeministrit pakistanez u shqyrtua tensioni i ditëve të fundit mes Pakistanit dhe Indisë. Imran Han i kërkoi Erdoanit sipërmarrjen e rolit ndërmjetësues për ti dhënë fund tensionit ushtarak.

 “Haber Türk”: Turqisë më shumë turistë i erdhën nga vendet fqinje

Numri i turistëve të huaj, që erdhën në Turqi gjatë muajit janar, me një rritje prej 5,33%, arriti në 1 milionë e 539 mijë e 496 vetë. Vendet e para sipas radhitjes për më shumë turistë i ndajnë Bulgaria dhe Gjeorgjia. Bullgaria me 8,69% të numrit total zuri vendin e parë me 133 mijë e 806 turistë, kurse vendin e dytë e zuri Gjeorgjia me 7,3% dhe 112 mijë e 376 turistë. Në vend të tretë u radhit Gjermania me 6,3% dhe 102 mijë e 120 turistë. Në numrin e turistëve që erdhën nga Rusia u shënua një rritje prej 34,2%, përkatësisht 91 mijë e 720 vetë duke zënë 5,96% të numrit total të turistëve të huaj që preferuan të vijnë në Turqi gjatë muajit janar.  

“Yeni Şafak”: Turqia luan rol kyç në transferimin e gazit të Mesdheut në Evropë

Vizita e Jared Kushner, dhëndrit dhe këshilltarit kryesor të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump në Ankara dhe pritja nga ana e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan vazhdon të bëjë jehonë në median ndërkombëtar. Sipas specialistëve të sektorit të energjetikës, kjo vizitë mund të sjellë një periudhë të re edhe nga aspekti i marrëdhënieve Turqi-Izrael. Specialistët mendojnë se përgjigjja për anashkalimin e Izraelit nga ana e Egjiptit duke bërë marrëveshje me ushëheqjen grekoqipriote mund të jetë transportimi i gazit natyror të Izraelit në Evropë nëpërmjet Anadollit.

“Star”: Vazhdon rritja e eksportit

Eksporti në muajin janar, duke u rritur 5,9% në krahasim me eksportin e të njëjtës periudhë në vitin e mëparshëm, arriti në 13 miliardë e 170 milionë dollarë. Kurse importi u tkurr me 27,2% duke rënë në 15 miliardë e 673 milionë dollarë. Në këtë periudhë deficiti i tregtisë së jashtme duke u reduktuar në 72,5% dhe nga 9 miliardë e 89 milionë dollarë ra në 2 miliardë e 503 milionë dollarë. Raporti i mbulimit të importit me eksport, ndërkohë që janarin e vitit të kaluar ishte 57,8%, më janar 2019 u rrit në 84%.   

“Sabah”: Në krye të skuadrës kombëtare turke të futbollit erdhi Senol Gunes

Federata Turke e Futbollit (TFF) deklaroi se në detyrën e trajnerit të Kombëtares Turke të Futbollit u soll Shenoll Gynesh (Şenol Güneş). Marrëveshja 4-vjeçare e bërë me trajnerin me eksperiencë do të jetë e vlefshme duke filluar nga 1 qershor 2019. Ai ishte trajneri i kombëtares turke, kur ajo fitoi vendin e tretë në Kampionatin Botëror të vitit 2002, që u zhvillua në Korenë e Jugut dhe Japoni.



Lajme të ngjashme