Shtypi turk 27.02.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 27 shkurt 2018:

919056
Shtypi turk 27.02.2018

“Sabah”: "Erdoan, sistemi i kuotës ndikon negativisht marrëdhëniet tregtare

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) përpara vizitës në Algjeri u prononcua për të përditshmen e këtij vendi, Esh-Shuruk (Echorouk) në lidhje me rendin e ditës. Ai tha se me sistemin e kuotës, marrëdhëniet tregtare të kërkesës së licencës kundrejt produkteve të importit, ndikohen negativisht dhe për të përfituar në mënyrën më të mirë brenda potencialit të tregtisë dhe investimit të dy vendeve, marrëdhëniet ekonomike në shumë dimensione do të zhvillohen edhe më shumë në periudhën e ardhshme.   

“Vatan”: Erdoan zhvilloi një bisedë telefonike me Macron

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në bisedën telefonike me Presidentin e Francës, Emanuel Macron shqyrtoi zhvillimet e fundit në Siri dhe marrëdhëniet dypalëshe. Presidenti Erdoan e informoi homologun e tij francez edhe në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit” që Forcat e Armatosura Turke zhvillojnë në Afrin të Sirisë duke nënvizuar se pastrimi i Afrinit nga terroristët do të sjellë me vete kthimin e emigrantëve në Siri.    

“Star”: Akar, terroristët dhe fuqitë e jashtme që i mbështesin do të dështojnë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke, gjeneralarmate Hulusi Akar së bashku me Komandantin e Forcave Tokësore inspektoi postat kufitare dhe njësi të ndryshme ushtarake në rrethin Hatay. “Të gjithë terroristët që gjenden në Afrin dhe terroristët e sjellë nga jashtë në rajon, të çfarëdo lloj origjine, do të shpartallohen me doemos” tha Akar.  

“Haber Türk”: Corbyn jep shembull Turqinë për periudhën pas Bashkimit Evropian

Lideri i Partisë Laburiste të Anglisë, Jeremy Corbyn, tha se vendi i tij pas ndarjes nga Bashkimi Evropian duhet të qëndrojë në Unionin Doganor. Ai tha se mund të krijojnë një lidhje me BE-në si Turqia apo si Norvegjia.

“Yeni Şafak”: Do të ndërtohen edhe 6 stadiume të tjera

Stadiumet që do të ndërtohen në Ankara, Elazë (Elazığ), Erzinxhan (Erzincan), Hakkari, Shërnak (Şırnak) dhe Edirne me mundësitë e Ministrisë së Rinisë dhe Sportit dhe Agjencisë për Administrimin e Banesave Kolektive ose Agjencisë së Zhvillimit të Strehimit (TOKI) do të ofrojnë shërbim për futbolldashësit me një kosto ndërtimi prej 820 milionë lirash (220 milionë dollarë).  



Lajme të ngjashme