Shtypi turk 27.04.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e enjte, 27 prill 2017:

721380
Shtypi turk 27.04.2017

“Sabah": Perëndimi bën lojën e tre majmunëve përballë tragjedisë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), në konferencën për shtyp të organizuar pas takimit me Presidentin e Somalisë, Abdullahi Muhammed Farmajo, kritikoi vendet e zhvilluara të perëndimit për shpërfillje ndaj Afrikës ku njerëzit po vdesin nga uria. “Në mbarë Afrikën 14 milionë njerëz kryesisht gra e fëmijë jetojnë në skamje dhe uri. Ne shohim se shumë vende të zhvilluara perëndimore janë duke luajtur lojën e tre majmunëve përballë kësaj lloj tragjedie njerëzore. Në një botë ku fëmijët vdesin nga uria nuk ka as qetësi, as paqe dhe as stabilitet” tha presidenti Erdoan.

“Star": Nuk duhet të diskutojnë operacionin por duhet të diskutojnë fotografinë

Ministri i Integrimit Evropian dhe kryenegociatori, Ëmer Çelik (Ömer Çelik) reagoi ndaj deklaratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës “jemi të shqetësuar” në lidhje me operacionin e Turqisë kundër organizatës separatiste terroriste PKK/PYD me avionët turq F-16 në Sinxhar të Irakut dhe Karaçok të Sirisë ku u neutralizuan 70 terroristë. Çelik, deklaroi se Turqia, e cila është një vend anëtare e NATO-s, ka goditur një kamp terrori që paraqet kërcënim për atë. “Ky kamp është vizituar nga ana e një komandanti amerikan, një tjetër vend anëtar i NATO-së dhe një pjesëtar i kësaj organizate terroriste. Prandaj deklarata e bërë pas kësaj se ‘jemi të shqetësuar’ tregon se nuk bëhet fjalë për një qasje të drejtë. Kjo është ajo që është për tu shqetësuar dhe kjo është ajo që duhet të shqyrtohet”.

“Yeni Şafak": Raporti është përgatitur nga Kandili

Pas raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), për të monitoruar sërish Turqinë pas raportit  të përgatitur nga Organizata, për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në lidhje me referendumin e 16 prillit, doli se qëndron PKK dhe FETO. Raportoret për Turqinë që përgatitën raportin skandaloz, Ingebjorg Godskesen dhe Marienne Mikko bëjnë lobimin e PKK-së dhe FETO-s. Godskesen, që nga viti 1997 e këtej mbështet të gjitha aktivitetet e PKK-së në Norvegji dhe punon që terroristët të marrin të drejtën e strehimit politik (leje qëndrimi). Brenda 20 vjetësh ajo mori pjesë në 11 mbledhje të mëdha të PKK-së në këtë vend. Kurse Mikko së bashku me të qenurit anëtare e Partisë Socialiste është në kontakt të afërt me strukturën e FETO-s në Estoni. Pas tentativës së grushtit të shtetit të FETO-s në 15 korrik ajo mori pjesë në një mbledhje dhe 2 WorkShop të kësaj organizate.

“Vatan": 1 në 3 evropianëve i ushqejmë peshk turk

Panairi i Frutave të Detit/ Produktet globale të Detit në Bruksel që pranohet si një nga panairet më të mëdha në botë në këtë fushë, u bë skenë e shfaqjes së fuqisë së kompanive turke. Kryetari i Bordit Drejtues së Unionit të Eksportuesve të Frutave të Detit dhe Produkteve të Kafshëve në Stamboll Ahmet Tunxhaj (Ahmet Tuncay), tha se pasi konkurrenti më i fortë, Greqia, humbi fuqi në treg gjatë këtyre vitet e fundit, është rritur interesi për Turqinë në këtë panair. Ai bëri të ditur se që në ditën e parë të këtij eventi gjigand kanë marrë porosi të rëndësishme. Tunxhaj  tha se në 3 muajt e parë të vitit, shifrat e eksportit arritën në 200 milionë dollarë dhe shtoi: “Ne i ushqejmë Evropës 1 në tre peshq që ajo konsumon”.

“Habertürk": Udhëtimet Dikili-Midilli filluan përsëri pas 5 vjetësh

Në kuadër të projektit të vënë në jetë me nismën e Kryetarit të Bashkisë së Nënprefekturës Dikili të rrethit Izmir, Mustafa Tosun, filluan udhëtimet reciproke detare ndërmjet Dikilis-së dhe Ishullit Lesbos (Midili) të Greqisë. Turistët grekë të ardhur në Dikili pas disa vjetësh, vizituan bukuritë natyrore dhe historike, vizituan pazarin e të Martës dhe blenë veshje dhe orendi të shumta shtëpiake. Udhëtimi detar që zgjat 30 minuta do të bëhet çdo të martë dhe për turistët do të zbatohet vizë në hyrje ‘portë’.



Lajme të ngjashme