Analiza e javës: Sfida SHBA-Iran

Vlerësimi i akademikut turk, Can Acun, studiues i politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

1672789
Analiza e javës: Sfida SHBA-Iran

Analiza e javës: Sfida SHBA-Iran

Marrëdhëniet SHBA-Iran, të cilat pritej të avanconin në një kornizë më pozitive me ardhjen e Biden në pushtet pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ngërçin e negociatave bërthamore, filluan të kthehen në konflikte, veçanërisht në vijën Irak-Siri. Ndërsa Irani po synon bazat ushtarake amerikane përmes zëvendësuesve të tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bombardojnë forcat e lidhura drejtpërdrejt me Iranin. Vorbulla e konfliktit me intensitet të ulët midis dy vendeve ka të ngjarë të përshkallëzohet duke përfshirë edhe Sirinë.

Ndërsa politika e SHBA ndaj Iranit tensionohej gradualisht gjatë periudhës së Trump-it, ajo në fund u shndërrua në atë që shprehet si "presion maksimal" kundër këtij vendi. Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës u tërhoq nga marrëveshja bërthamore dhe filluan sanksionet ekonomike dhe embargot ndaj Iranin, ky vend nuk u lejua në asnjë mënyrë të eksportojë naftë. Ndërkohë që u mbështetën elementët kundër Iranit në vijën Irak-Siri-Jemen, me koalicionin e formuar me Izraelin dhe vendet e Gjirit, u rrit ndjeshëm presioni ndaj Iranit. Me vrasjen e komandantit të forcës “Jerusalemi” (Quds) të Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit, Kasim Suljemani (Qassem Soleimani) në një sulm ajror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Irak, të dy vendet erdhën në prag të luftës së drejtpërdrejtë.

Sidoqoftë, me zgjedhjen e Biden si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ky koalicion kundër Iran u shpërbë dhe politika e Amerikës ndaj Iranit tentoi të zbutet. Biden rifilloi bisedimet bërthamore me Iranin dhe një gjendje relativisht pozitive u shfaq midis dy shteteve. Tërheqja e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për luftën në Jemen, përforcoi gjithashtu këtë situatë.

Por me qëndrimin pa kompromis të palëve dhe bllokimin e negociatave bërthamore, tensioni midis dy vendeve rifilloi të rritet. Mund të vlerësohet se aktivitetet lobuese të Izraelit dhe vendeve Gjirit, patën një efekt në këtë qëndrim të Amerikës. Së fundmi ndërsa palët ishin të angazhuara në një luftë të madhe për pushtet, veçanërisht në Irak, elementët e milicisë Shiite (Hashd al-Shaabi) që vepronin nën ndikimin e Iranit filluan të vejnë në shënjestër bazat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe autokolonat e logjistikës.

Vende të tilla si Baza Ajrore e Erbilit dhe Baza Ushtarake Ayn al-Assad, ku janë vendosur trupat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë vënë shpesh në shënjestër me raketa dhe dronë të mbushur me bomba. Fuqia ushtarake amerikane në rajon përpiqet t'u përgjigjet milicive shiitë me bombardime ajrore. Ky konflikt me intensitet të ulët midis dy vendeve dhe zëvendësuesve të tyre, ashtu edhe siç pritej, u përhap në Siri. Milicët iranianë sulmuan me një dron bazën amerikane në zonën e pusit të naftës El Omar në lindje të Deir Ezzor. Nga ana tjetër, SHBA-ja bombardoi selinë e milicive shiitë në rajonin e Elbu Kemal.

Pyetja e vërtetë tani është nëse palët do të preferojnë apo jo në mënyrë reciproke të përshkallëzojnë këto konflikte. Ndërsa të dy palët po ndërmarrin hapa për të forcuar dorën e tyre në negociatat bërthamore, ato nuk hezitojnë të shfaqin forcën e tyre ushtarake në terren. Por edhe vende të tilla si Iraku dhe Siria po e paguajnë çmimin për këtë. Në periudhën e tërheqjes graduale ushtarake të Shteteve të Bashkuara të nga Lindja e Mesme, mund të shihet si inkurajuese për Iranin. Sidoqoftë, roli balancues i Izraelit dhe vendeve të Gjirit nuk duhet të harrohet.

 


Lajme të ngjashme