Analiza e javës: Qorrsokakët në marrëdhëniet turko-amerikane

Në periudhën e ardhshme të marrëdhënieve turko-amerikane ka 4 qorrsokakë kryesorë. Pa zgjidhjen e tyre, eliminimi i krizës midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk duket shumë i mundur.

1586924
Analiza e javës: Qorrsokakët në marrëdhëniet turko-amerikane

Analiza e javës: Qorrsokakët në marrëdhëniet turko-amerikane

Në periudhën e ardhshme të marrëdhënieve turko-amerikane ka 4 qorrsokakë kryesorë. Pa zgjidhjen e tyre, eliminimi i krizës midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk duket shumë i mundur.

Në krye qëndron çështja e raketave S-400. Çështja e S-400 përshkruan më mirë marrëdhëniet turko-amerikane. Midis shteteve A dhe B, që  përcaktohet se kanë marrëdhënie strategjike nuk duhet të kishte lindur një problem i tillë. Në këtë aspekt edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të kishin lënë pa përgjigje kërkesën e Turqisë për sistemin Patriot, kështu që edhe Turqia, si një vend aleat në NATO, nuk do të blinte sisteme të ngjashme nga rivali më i madh i sigurisë dhe mbrojtjes. Atëherë hipoteza jonë e parë është se marrëdhëniet turko-amerikane nuk mund të përcaktohen si "partneritet strategjik". Për të kapërcyer ngërçin aktual duhet që njëra nga të dyja palët të ndryshojë pozicionin e saj ose të krijojnë një formulë që nuk do të dëmtojë reciprokisht pozicionin e tyre.

Pikërisht në këtë pikë vjen në mendje modeli i Kretës i propozuar nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar. Por nuk është kuptuar ende mirë se si do të funksionojë saktësisht ky model zgjidhjeje. Për më tepër, në një periudhë kur është njoftuar se "vazhdojnë negociatat" për blerjen e paketës së dytë të S-400 nga Turqia, duket jashtëzakonisht e vështirë vënia në jetë e modelit të Kretës.

Mirë po një përpjekje e Amerikës për të negociuar për të reduktuar zgjidhjen për S-400 në një opsion të vetëm, a do ta zgjidhë çështjen? Duket se një përgjigje pozitive për këtë pyetje nuk është e mundur. Shihet qartë se Ankaraja nuk e sheh nxjerrjen e raketave S-400 nga Turqia si një çështje negocimi. Prandaj, duhet të kuptohet që S-400 krijon një bllokim për të dy palët, dhe nuk është e mundur të rregullohen marrëdhëniet pa kapërcyer këtë problem.

Nga ana tjetër, çështja e organizatës terroriste YPG, është shfaqur si një qorrsokak që ka rritur edhe më tej pasigurinë në marrëdhëniet turko-amerikane. Duke marrë parasysh qëndrimin aktual të administratës Biden dhe institucioneve amerikane ndaj sulmeve terroriste të YPG-së në rritje në kohët e fundit në veri të Sirisë, shohim se jo vetëm që thellohet diferencimi për shkak të S-400 në marrëdhëniet turko-amerikane, por mund ta detyrojnë Turqinë për të hedhur një hap të ri ushtarak.

Në këtë kuptim, çështja e YPG, jo vetëm që del në shesh si një shkak për ndarjen midis SHBA dhe Turqisë në Siri një hap taktik por kthehet në një ngërç që përcakton të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe. Ashtu si në çështjen e S-400, njëra nga palët duhet të heqë dorë nga pozicioni i saj. Ose Uashington do të heqë dorë nga krijimi i një udhëheqje autonome duke forcuar YPG-në duke shkaktuar prishjen e tërësisë territoriale të Sirisë dhe do t’i afrohet pozicionit të Ankarasë, ose kjo e fundit do të ndryshojë pozicionin ndaj YPG-së dhe do të aprovojë politikën e Amerikës për “transformimin” e YPG-së. Në rrethanat aktuale, kuptohet se të dyja vendet preferojnë të ruajnë pozicionet e tyre, kështu që në një periudhë të afërt nuk duket që ky ngërç të zgjidhet duke tejkaluar problemin e YPG-së.

Përveç çështjes S-400 dhe organizatës terroriste YPG edhe çështja e Mesdheut Lindor, jo në të njëjtën thellësi por edhe ajo gjithashtu ka arritur një nivel që mund të sjellë marrëdhëniet turko-amerikane në pika të ndryshme.  Vizioni i “Atdheut të Kaltër” që përcakton karakterin e çështjeve të Mesdheut Lindor, ndërkohë që karakterizon pozicionin ushtarak, politik dhe ekonomik të Turqisë, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës trajtohet si një çështje gjeopolitike rajonale me të cilën duhet ‘përballur’.

Në këtë pikë, lëvizja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të konsoliduar fuqinë ushtarake të Greqisë në Mesdheun Lindor dhe politikat për të kufizuar fushën e veprimit të Turqisë, bëhen shkak për formimin e një fushe tjetër të qorrsokakut. Ndërkohë që për të tejkaluar këtë ngërç pritet që Turqia të ngushtojë hapësirën gjeopolitike të ndikimit në rajon dhe minimalizimin e aktiviteteve ushtarake, duket qartë që Ankaraja nuk do të bëjë një kompromis për marrëveshje duke hapur bisedimet për “Atdheun e Kaltër”, që karakterizon interesat e saj në këtë aspekt. Kështu që zhvillimet e mundshme që jetohen dhe mund të jetohen edhe në të ardhmen në aksin e Mesdheut Lindor mund të shkaktojnë një fushë të re tensioni në marrëdhëniet dypalëshe.

Çështjeve të sipërpërmendura po ti shtojmë edhe çështjen e organizatës terroriste FETO, embargon që zbatohet dhe seancat gjyqësore që po afrohen, mund të themi se marrëdhëniet në tërësi janë ballë për ballë me një sfidë.

Duke marrë parasysh që letra e shkruar nga 54 senatorët është e përfshirë me gjuhën dhe qëndrimin e dënimit dhe jo me dëshirën për të përmirësuar marrëdhëniet turko-amerikane, letër kjo që kishte në shënjestër Presidentin Erdogan, atëherë është e mundur të flitet për ekzistencën e një ngërçi të Kongresit që i bën hije mbi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në fjalë.

Po të shtojmë edhe qasjen e administratës Biden se "do të bëjë politikën të jashtme së bashku me institucionet" duket e mundshme që Kongresi të jetë më efektiv në politikën e jashtme, ose që Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken , për të mbajtur afër Kongresin, në dosje të tilla si Turqia të prodhojë pozicione ndryshe nga ç’priten.

Kongresi në vend që të shikojë Turqinë nga aspekti i politikës së jashtme amerikane, sesa racionalitetin e diplomacisë,  i ndërlikon më tej çështjet dhe lë pothuajse të gjitha aspektet e marrëdhënieve turko-amerikane nën hijen e Kongresit.  

Vlerësim i Doç. Dr. Murat Yeşiltaş, Drejtor i studimeve të sigurisë pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara në lidhje marrëdhëniet turko-amerikane.

 


Lajme të ngjashme