Analiza e javës - Koronavirusi dhe PKK-ja

Analizë e profesorit të asociuar Murat YEŞİLTAŞ, Drejtor i Studimeve të Sigurisë pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

1418894
Analiza e javës - Koronavirusi dhe PKK-ja

Analiza e javës – Korona dhe terrorizmi i PKK-së

Organizatat terroriste janë në përpjekje për të vlerësuar çdo mundësi në mënyrë që të ndërmarrin akte terroriste. Epidemia e koronavirusit, e cila është kthyer në një krizë globale, gjithashtu ofron mundësi të ndryshme për organizatat terroriste. Duket se DAESH ka rritur papritur sulmet terroriste në Irak gjatë muajve të fundit. Megjithëse shumë analistë e shohin sulmet terroriste në rritje të DAESH-it si një vazhdim i "ndryshimit të strategjisë" që ka vazhduar që prej vitit 2019 mund të themi se epidemia e kuronavirusit e lehtëson punën e kësaj organizate terroriste. Krahas DAESH-it duket se edhe organizata separatiste terroriste PKK ka shtuar sulmet e saj në Siri dhe Turqi gjatë muajve të fundit. PKK-ja, e cila javën e kaluar mori në objektiv civilët në Afrin të Sirisë, edhe gjatë ditëve që lamë pas synoi Turqinë dhe së fundmi në objetiv mori civilët që shpërndanin ndihma në kuadër të luftës kundër epidemisë së koronavirusit në qytetin Van. Në këtë rast, kjo tregon se PKK po përpiqet të përfitojë nga pasiguria e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit me një strategji të re.

 

Organizata terroriste PKK ndjek një strategji me shumë këmbë. Këmba e parë e kësaj strategjie është propaganda që bën PKK-ja në Evropë mbi pandeminë e koronavirusit. Zgjatjet e PKK në vendet evropiane kanë krijuar një rrjet të ri propagandues në boshtin e koronës duke shkuar në një formacion të quajtur Koordinimi Evropian Anti-Korona. Shihet se media sociale përdoret në mënyrë aktive ndërsa të moshuarit, pacientët kronikë dhe njerëzit në kampet e azilkërkuesve janë në objektiv të këtij formacioni. Në këtë kontekst, PKK-ja Evropën e organizon si një burim të ri material për aktivitete logjistike dhe lobuese nën emrin e fushatës së re të dhurimeve për shkak të epidemisë së koronavirusit. Duket se këto fushata po zhvillohen nga dega evropiane e grave e organizatës terroriste PKK (TJK-E) dhe përfaqësimi i organizatave joqeveritare evropiane (KCDK-E). Në qendër të fushatës është Berlini, kryeqyteti i Gjermanisë. Në këtë kontekst, PKK ka ngritur një qendër për menaxhimin e krizave në Berlin për të drejtuar fushatën e koronës.

 

Ndërkaq sulmet e drejtpërdrejta përbëjnë Këmbën e dytë të strategjisë së PKK-së. Prej fillimit të vitit 2020 PKK-ja ka kryer 9 sulme terroriste, 5 prej të cilëve u kryen pas 10 marsit 2020 kur filluan të shfaqen rastet e para të infektimeve me koronavirus në Turqi. Në sulmin e kryer nga PKK në një fshat në Diyarbakir në prill, këtë herë në shënjestër ishin direkt fshatarë dhe si pasojë e sulmit humbën jetën 5 civilë. Ndërkaq sulmet e PKK-së jashtë vendit ndaj Turqisë përfshijnë sulmet ndaj elementëve të Forcave të Armatosura të Turqisë që ndodhen në veri të Irakut. Në fakt ndërkohë që 2 ushtarë turq u martirizuan në sulmin e kryer më 25 mars, në sulmin e 24 prillit ra dëshmor 1 ushtar. Ndërsa të gjitha sulmet e PKK në këtë periudhë ndodhën në zona rurale, vërehet se ata nuk gjetën mundësinë për të organizuar sulme terroriste në qytete. Arsyeja kryesore për këtë është se forcat turke të sigurisë janë në gjendje të lartë operative në zonat rurale. Kështu, terroristët e PKK kanë mundësinë të sulmojnë në zonat rurale përmes taktikave të pritës.

Në të kundërt, forcat turke të sigurisë vazhdojnë operacionet e tyre kundër organizatës terroriste PKK. Agjencia Kombëtare e Inteligjencës (MIT) dhe Forcat e Armatosura të Turqisë në janar kanë kryer 44 operacione në jug të Turqisë dhe veri të Irakut, në shkurt 52, në mars 54 dhe në prill 71 operacione të koordinuara brenda dhe jashtë vendit. Si rezultat i operacioneve në fjalë janë kapur gjithsej 17 mijë e 502 pajisje komunikimi, armë të lehta dhe municione dhe janë neutralizuar 162 elemente taktike terroriste. Ndërkaq elementët e policisë dhe xhandarmerisë që ndodhen në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme vazhdojnë me operacione brenda vendit dhe në zonat kufitare me botëkuptimin operativ “kërko-zbulo-shkatërro”. Sipas të dhënave të njoftuara nga Ministria e Punëve të Brendshme si rezultat i operacioneve “Kapan” gjatë janarit janë kryer 7.998 operacione dhe u neutralizuan 45 terroristë, në shkurt janë kryer 5.584 operacione në zonat rurale dhe 1.385 operacione në qytete dhe u neutralizuan 86 terroristë, në mars u kryen 7.119 operacione rurale dhe 922 operacione në qytete dhe u neutralizuan 52 terroristë, ndërsa gjatë prillit u kryen 8.163 operacione rurale dhe 252 operacione në qytete me çrast u neutralizuan 34 terroristë të PKK-së. Si rezultat i operacioneve të koduara “Kapan” (kurthë) të kryera sipas të dhënave të njoftuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, aftësia e lëvizjes së organizatës terroriste PKK është ulur dukshëm në sajë të luftës efektive të Turqisë kundër terrorizmit, ndërsa duket se organizata në fjalë është në kërkim të një strategjie daljeje. Tani për tani, nuk mund të thuhet se e shfrytëzoi mundësinë që kërkonte. Pas epidemisë, PKK synon të kalojë në fazën e zbatimit të "strategjisë së re", për shkak të tërheqjes së elementeve të organizatës terroriste në zonat rurale të strehimit dhe rrjedhës së favorshme të kushteve klimatike. Sidoqoftë, në mjedisin e politikës së re rajonale pas koronës, situatës aktuale në Irak dhe konfliktit të vazhdueshëm në Siri, PKK nuk do të jetë në gjendje ta realizojë objektivin.

Autor: prof. asoc. Murat YEŞİLTAŞ



Lajme të ngjashme