Analiza e javës – DAESH-i në kërkim të ringjalljes gjatë periudhë së epidemisë së koronavirusit

Analizë e profesorit të asociuar Murat YEŞİLTAŞ, Drejtor i Studimeve të Sigurisë pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara

1413046
Analiza e javës – DAESH-i në kërkim të ringjalljes gjatë periudhë së epidemisë së koronavirusit

Analiza e javës – DAESH-i në kërkim të ringjalljes në pandeminë e koronavirusit

Gjatë javëve të fundit u shënua një rritje dramatike në grafikun e sulmeve të organizatës terroriste DAESH të kryera në Irak dhe Siri. Mund të themi se prapa kësaj ngritjeje qëndron një strategji e re e zbatuar nga organizata terroriste DAESH. Organizata përdor epideminë e koronavirusit për të organizuar sulme të reja, të motivojë ndjekësit e saj dhe të forcojë përshtypjen se është një aktor alternativ për rajone të paqëndrueshme në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi. Kjo strategji mund që të përshkruhet si një strategji guerile shkretëtire. Strategjia e madhe e DAESH-it është të rindërtojë forcën e saj rajonale, duke u përpjekur të rivendosë rrjetet e saj të mëparshme në lindje dhe perëndim të lumit Eufrat.

Dëshira e organizatës terroriste DAESH, e cila përpiqet të zbatojë strategjinë e saj gjatë periudhës së epidemisë së koronavirusit, është që të kaloj në një ringjallje globale duke përfituar nga paqëndrueshmëria e shkaktuar nga epidemia. Që nga fillimi i pandemisë, DAESH ka përshpejtuar operacionet e tij në Afganistan, Afrikën Perëndimore, Afrikën Qendrore, Sahel, Egjipt dhe Jemen pasi kapaciteti i praktikave të sigurisë globale është dobësuar në të gjithë botën. Edhe sulmet në Irak, Maldive dhe Filipine gjithashtu shihen si pjesë e përpjekjeve për të shfrytëzuar hendekun e shkaktuar nga epidemia. Përveç këtyre vendeve, ajo gjithashtu në mënyrë agresive përsëriti thirrjen për të ndërmarrë sulme në Perëndim.

Kuptohet që organizata terroriste DAESH ka bërë një rishikim në strategjinë e sulmeve terroriste duke parë krizën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit si një mundësi. Kjo u shfaq posaçërisht pasi Iraku dhe Siria ndryshuan koalicionin e tyre anti-DAESH për shkak të epidemisë, të cilat përfshijnë operacione të vazhdueshme dhe trajnime të elementeve vendorë. Organizata terroriste filloi ta përdorte shpejt këtë situatë dhe solli përsëri në jetë strategjinë e re të adaptimit që zbatoi pas periudhës së kalifatit pa tokë. Tërheqja e trupave të Francës në marrëveshje me Irakun, tërheqja e personelit amerikan nga disa baza ushtarake dhe ndalimi i aktiviteteve të tyre stërvitore dobësoi luftën kundër DAESH-it në Irak, ndërsa sulmet e organizatës në këtë vend u rritën me shpejtësi.

 

Nga ana tjetër Siria, ku DAESH është pozicionuar ushtarakisht dhe të cilën e portretizon si një unazë të brendshme me menaxhim të dobët në lindje të Eufratit që kontrollohet nga organizatat terroriste YPG/SDF, i ofron mundësinë për të vazhduar sulmet në Irak. Rritja e aktiviteteve të organizatës terroriste DAESH në Irak bëhet në tokat e arabëve sunit që shtrihen në një zonë të gjerë gjeografike. Modelet e sulmeve konfirmojnë ekzistencën e rrjeteve të furnizimit dhe mbështetjes, përmes të cilave anëtarët e DAESH-it mund të kalojnë me siguri. Kjo situatë është bërë e mundur nga DAESH duke përdorur si një "kalifat i padukshëm" strukturat fisnore në rajonet ku dikur sundonte. Gjatë prillit 2020, u publikuan dy infografikë ("Harvest of Warriors") që përmbledhin veprimtaritë e organizatës terroriste DAESH në rajone të ndryshme të botës. Infografiku që mbulon periudhën 2-8 Prill 2020 tregon se organizata gjatë kësaj periudhe ka kryer 60 sulme. Edhe pse viktimat më të mëdha ishin në Afrikën Perëndimore gjysma e aktiviteteve të DAESH-it u kryen në Irak. Më 16 Prill 2020 u publikoi një tjetër infografik që përfshinë periudhën 9-15 Prill 2020, ku janë përmbledhur aktivitetet e DAESH-it në shkallë globale. Gjatë kësaj periudhe u kryen 49 sulme, 33 prej të cilave ishin në Irak. Një pjesë e konsiderueshme e sulmeve në Irak u kryen në prill, kur kishte kufizime të lëvizjes për shkak të koronavirusit. Sidoqoftë, trazirat brenda qeverisë në Irak, mosmarrëveshjet rreth territoreve të diskutueshme, ulja e numrit të ushtarëve në terren për shkak të epidemisë dhe ndryshimit të pozitës së SHBA japin mundësi për DAESH-in. Kjo situatë tregon që numri i militantëve të DAESH-it në Irak, i reflektuar në raportet e inteligjencës, është rreth 3.000 dhe shpjegon se si sulmet bëhen më të shpeshta në një periudhë të tillë.

Edhe pasiguria në Siri e forcon shumë këtë mundësi për DAESH-in. Tërheq vëmendjen që rreth 500 militantë të DAESH-it të arratisur nga burgjet në Siri, janë të mjaftueshëm për të zhvilluar në fushatë terroriste të fshehtë në Irak. Krahasuar me periudhën para koronës, mesatarja mujore e operacioneve kundër DAESH me bazë Irakun, që arrijnë deri në 20, dëshmon se kjo organizatë terroriste është një kërcënim në rritje. Rritja e llojeve të sulmeve të DAESH-it tregon se kjo organizatë terroriste ka kaluar nga kërcënimet lokale në sulme më komplekse. Sulmet më parë janë përqendruar në vrasjet e zyrtarëve lokalë dhe sulme më pak të sofistikuara, ndërsa së bashku me epideminë e  koronavirusit duket se DAESH ndërmerr më shumë sulme me mjete shpërthyese të improvizuara dhe duke ngritur pritë ndaj policëve dhe ushtarëve. Sipas zyrtarëve ushtarakë irakianë, karakteri i përmirësuar dhe më i organizuar i sulmeve shërben për të forcuar ndikimin e udhëheqësit të ri të organizatës terroriste DAESH, Ebu Ibrahim Al-Hashimi Al-Quraishi, pasi paraardhësi i tij u vra nga ShBA-të në vitin 2019.

 

Ngjashëm me atë në Irak, shihet se DAESH ka intensifikuar sulmet edhe në Siri. Një nga sulmet më të rëndësishme në Siri ndodhi më 9 prill, kur militantët e DAESH-it synuan qytezën Sukhna dhe pozitat e regjimit përreth. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut krahas mbështetjes ajrore ruse në përleshjet që zgjatën dy ditë, humbën jetën 32 pjesëtarët të forcave të regjimit, ndërsa u vranë 26 militantë të DAESH-it. Deri më tani as DAESH-i e as ndonjë organizatë tjetër nuk kanë marrë përgjegjësinë për sulmin në fjalë. Për rreth një vit DAESH kryen aktivitete intensive kundër ushtrisë siriane, milicisë shiite dhe Forcave Demokratike Siriane (SDF). Modeli i zbuluar nga këto aktivitete tregon se DAESH-i rriti sulmet me autobomba dhe shpesh përdor sulme të tilla si prita, vendosja e minave dhe sulmet e armatosura. Si përfundim kuptohet që organizata terroriste DAESH periudhën e epidemisë së koronavirusit e sheh si një mundësi të mirë për rigjallërim. Është vërejtur se Siria është në vendin e dytë pas Irakut për nga numri i sulmeve, por Iraku duhet të ndiqet nga afër.

Autor: Murat Yesiltas



Lajme të ngjashme