Në pritje të skadimit të afatit të dhënë regjimit në Idlib të Sirisë

Vlerësimi i Can Acun, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

1368329
Në pritje të skadimit të afatit të dhënë regjimit në Idlib të Sirisë

Në pritje të skadimit të afatit të dhënë regjimit në Idlib të Sirisë

Kriza humanitare në Idlib vjen duke u rritur gjithnjë e më shumë. Numri i personave të shpërngulur gjatë muajve të fundit ka kaluar një milion. Regjimi dhe milicët shii vazhdojnë të sulmojnë nga toka, ndërsa Rusia nga ajri. Jo vetëm elementët ushtarakë të opozitës, por edhe civilët dhe zonat e banuara janë në shënjestër të këtyre sulmeve. Ndërkaq Turqia vazhdon të hedhë hapa politike dhe ushtarake për të ndaluar krizën humanitare në Idlib. Tani po i afrohemi edhe fundit të afatit që Presidenti Erdogan i dha regjimit të Esadit. Ndërkohë që Turqia në njërën anë vazhdon bisedimet me Rusinë për gjetjen e zgjidhjes politike për krizën, ajo është e vendosur për hedhjen e hapave të nevojshme ushtarake në këtë drejtim.

 

Shohim që konfliktet në Idlib vazhdojnë në dy akse kryesore. E para është linja e rëndësishme strategjike Nejrab-Serakip. Në këtë vend, ku kryqëzohen autostradat M4 dhe M5 ndodhen vendbanimet e rëndësishme. Pak kohë më parë, forcat e regjimit arritën të marrin nën kontroll këto zona falë mbështetjes së fortë ajrore ruse. Tani, me mbështetjen e Forcave të Armatosura Turke, elementët e opozitës filluan një kundërsulm dhe arritën të çlirojnë përsëri Nejrabin, ndërsa filluan të lëvizin drejt qytezës Serakib. Ka informata të rëndësishme nga terreni që regjimi dhe forcat e milicisë shiite kanë pësuar humbje të mëdha. Strategjia e rritjes së kostos së luftës nga ana e Turqisë është një manifestim i rëndësishëm.

 

Aksi i dytë në të cilin vazhdojnë konfliktet është Idlibi jugor që përfshinë edhe qytetin Xhebetul Zavije. Duket se forcat e regjimit duan të arrijnë në autostradën M4 duke lëvizur në veri nga ky rajon. Ndërkaq ushtria turke ka filluar të vendoset në këtë zonë në mënyrë që të mbështesë opozitarët. Ndërsa forcat e regjimit deri më tani kanë marrë disa fshatra, por nuk arritën të avancojnë më tej.

 

Ndërsa zhvillimet e përmendura më sipër po ndodhin në kuptimin ushtarak, mund të themi se edhe në tavolinë po jetohen zhvillime gjithashtu. Turqia në njërën anë është duke zhvilluar negociata me rusët, ndërsa në anën tjetër bën përpjekje për të mobilizuar komunitetin ndërkombëtar në Idlib. Ajo dëshiron të krijojë një mjedis presioni kundër Rusisë dhe Iranit përmes diplomacisë, veçanërisht me ShBA-në dhe vendet evropiane. Nga konteksti i interesave në Idlib shihet se interesat e Turqisë përputhen me ato të ShBA-së dhe të vendeve evropiane. Ndërkohë që vendet evropiane janë të ndjeshme ndaj çështjes së refugjatëve, ShBA-ja nuk dëshiron që regjimi sirian dhe Rusia të shpallin fitore në terren. Por, pyetja e vërtet që duhet parashtruar këtu është se “A do të mbështesin ShBA-të Turqinë vetëm me retorika dhe disa hapa të vogla që do të hedhin, apo në të vërtetë do të përdorin peshën e tyre për çështjen e Idlibit? Në qoftë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të mbrojnë interesat e tyre atëherë duhet të hedhin hapa më kuptimplote dhe më konkrete në këtë drejtim.   

 

Autor: Can ACUN



Lajme të ngjashme