Analizë - Terrori i PYD/YPG-së në Siri

Regjimi i Esadit ka humbur autoritetin e tij, ndërsa jetohet një periudhë hibride me ngritjen e aktorëve jo-shtetëror.

697539
Analizë - Terrori i PYD/YPG-së në Siri

Revolucioni i Sirisë i filluar me kërkesat popullore për demokraci i mbushi plotë 6 vjet. Aktualisht në Siri regjimi i Esadit ka humbur autoritetin e tij, ndërsa jetohet një periudhë hibride me ngritjen e aktorëve jo-shtetëror. Në mesin e aktorëve jo-shtetërorë ndodhen edhe organizatat terroriste PYD/YPG dhe DAESH.

Revolucioni i Sirisë i filluar në mars të vitit 2011 me kërkesa demokratike të popullit ka hyrë në vitin e 6-të. Siria është duke kapërcyer nëpër një periudhë hibride në të cilën janë ngritur aktorët jo-shtetëror. Njëra prej këtyre aktorëve është edhe organizata terroriste PYD/YPG, e cila doli në skenë në veri të Sirisë dhe është fraksion i organizatës terroriste separatiste PKK në këtë vend. Kjo organizatë përfitoi nga kaosi që jetohet në Siri. Në saje të bashkëpunimit me regjimin e Esadit dhe me përkrahje të perëndimit, organizata brenda një kohe të shkurtë mori nën kontroll disa zona përgjatë kufirit Turqi-Siri, ndërsa këto zona i shpalli si kantone.

      PYD-ja, duke e përdorur edhe kërcënimin e DAESH-it, veten e saj para aktorëve jo-rajonal si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia e paraqiti si një aktor i dobishëm. Ndërsa në anën tjetër kjo organizatë duke përdorur metodat terroriste të jashtëligjshme rriti edhe ndikimin e saj në këtë rajon. PYD-ja në mungesë të autoritetit në rajon vazhdon me aktivitetet terroriste në veri të Sirisë. Duke përfituar nga gjendja kaotike në Siri, ajo me përkrahjen e ShBA-së përpiqet për ti bashkuar kantonet. Ndërkaq Turqia ndaj kësaj tentative iu përgjigj me një operacion ushtarak të quajtur “Mburoja e Eufratit” dhe në këtë mënyrë planet e PYD/YPG-së për bashkimin e kantoneve dështuan.

      PKK-ja, e cila shfrytëzoi mungesën e autoritetit në veri të Sirisë, në tetor të vitit 2013 formoi fraksionin e saj në Siri, organizatën PYD. Lëvizja revolucionare e Sirisë, e filluar në vitin 2011 nën ndikimin e Pranverës Arabe, u përkrah edhe nga ana e grupeve kurdë. Në pah dolën liderët si Mishel Temmo, i cili ka qenë lideri i Lëvizjes së Ardhmes dhe kurdët bënë kryengritje kundër regjimit. Pas një kohe të shkurtë Mishel Temmo u vra, ndërsa pasuesit e tij përgjegjës për vrasjen e tij mbajtën regjimin e Esadit dhe PYD-në. Në këtë mënyrë kurdët opozitarë të regjimit humbën në terren, ndërsa PYD-ja, e cila kishte marrëdhënie të mira me regjimin doli në planë të parë.

       Sipas rregullores së PYD-së, kushti për anëtarësim në këtë organizatë është besnikëria ndaj liderit të PKK-së, Abdullah Ocalan. Kjo informatë është e mjaftueshme për të nxjerr në dritë lidhjet mes PKK-së dhe PYD-së. Organizata terroriste PKK/KCK nën emra të ndryshëm vazhdon me kontrollin absolut ndaj PYD-së. Sipas hetimeve të bëra pas fillimit të krizës siriane shumica e anëtarëve të PKK-së janë dërguar në Siri për të kryer operacione të armatosura të PYD-së.

      Vendet evropiane nuk dalin kundër aktiviteteve të përfaqësimit të PYD-së në vendet e tyre. Madje duket se disa presidentë tregojnë interesim të posaçëm ndaj PYD/YPG-së. Për shembull Presidenti i Francës, zhvilloi një takim në Pallatin Elysee me bashkëkryesuesen e PYD-së, Asya Abdullah dhe komandanten e YPJ-së, Nesrin Abdullah. Anëtarët e PYD-së shpesh zhvillojnë kontakte në Parlamentin Evropian. Në shtator të vitit 2016 bashkëkryesuesi i PYD-së, Salih Muslim zhvilloi një vizitë në Parlamentin Evropian. Këtu ai kërkoi mbështetje për organizatën e tij duke marr si objektiv operacionet e Mburojës së Eufratit.

      Me fillimin e tërheqjes së negociuar të forcave të regjimit nga veriu i vendit, YPG-ja vuri në dorë zonat Ajn el-Arap, Amude dhe Afrinin pa zhvilluar ndonjë luftim serioz. Aktualisht YPG-ja mundohet të fshihet prapa maskës së Forcave Demokratike të Sirisë. Dihet se YPG-ja është fraksion i armatosur i PKK-së në Siri. Ndërkaq dihet edhe se Forcat Demokratike të Sirisë, përbëhen 90% nga YPG-ja. Dosja e YPG-së mbi shkeljen e të drejtave të njeriut është mjaftë e madhe. Nëse duhet të rikujtojmë, për shkak të sulmeve të YPG-së me qindra mijëra njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në Tel Abyad që ndodhet në veri të Rakka-së me popullatë turkmene, arabëve suni dhe asaj kurde, të cila nuk iu bindën. Për këtë arsye PYD/YPG duhet të tërhiqet menjëherë në lindje të lumit Eufrat. Ndërkaq është e nevojshme të parandalohet edhe qëndrimi i kësaj organizate terroriste për një kohë të gjatë në këtë zonë. Mirëpo presim që shoqëria ndërkombëtare të ngre zërin e saj ndaj krimeve të YPG-së, të cilat paraqesin shkelje të dispozitave të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe të Konventës së Gjenevës mbi të drejtat e civilëve.

      Gjithashtu dihet se PYD-ja përdorë fëmijë luftëtarë. Organizata për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut (HRW), publikoi një raport ku akuzohet YPG-ja për detyrimin e fëmijëve në luftim. Në raportin në fjalë bëhet e ditur se në radhët e forcave të armatosura janë përfshirë edhe fëmijët në moshën 12-vjeçare. Këto pretendime dëshmohen edhe me pjesëmarrjen e fëmijëve luftëtarë në ceremonitë e varrimit që organizohen pas luftimeve.

      Sipas informatave zyrtare në radhët e PYD/YPG-së ndodhen një numër i madh i terroristëve shtetas të huaj. Një pjesë kryesore e tyre vijnë nga Evropa. Perëndimi duhet të marr masa ndaj kësaj dhe të ndërpres mbështetjen e PYD/YPG-së. Duhet të merret parasysh se këta luftëtarë të huaj në vendet e tyre një ditë do të mund të shndërrohen në “Anders Behring Breivik” potencial. Sepse terrori është një bumerang. Herët ose vonë godet dorën që e hedh dhe forcat që mbështesin PYD/YPG-në duhen ta marrin parasysh një gjë të tillë. 

Autor: Cemil Dogaç Ipek


Fjalët Kyçe: #regjimi i e , #PKK , #PYD , #YPG , #Siri , #Evropë , #terror

Lajme të ngjashme