Analizë – Raundi i 4-t i bisedimeve në Gjenevë

Analizë nga Cemil Dogaç Ipek, lektor i Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Administrative të Universitetit Ataturk, në lidhje me ardhmërinë e Sirisë dhe e turkmenëve sirianë...

Analizë – Raundi i 4-t i bisedimeve në Gjenevë

Gjenevë të Zvicrës mori fund edhe raundi i 4-t i bisedimeve të paqes për Sirinë.

Raundi i 4-t i bisedimeve të paqes për Sirinë i filluar më 23 shkurt në Gjenevë të Zvicrës, mori fund para disa ditëve. Përfaqësuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura do ti ftoj palët gjatë muajit mars për raundin e 5-të të bisedimeve në Gjenevë. Në ditën e fundit të bisedimeve të filluara më 23 shkurt Mistura zhvilloi takime të ndara me delegacionin e opozitarëve, regjimit të Esadit dhe të grupeve të afërta me Kajron dhe Moskën.

Në fund të raundit të 4-t nuk u arrit në ndonjë rezultat konkret, por bisedimet kësaj radhe ishin më pozitive. Gjatë këtyre bisedimeve për herë të parë u bisedua në lidhje me tranzicionin politik dhe për të ardhmen e Sirisë. Me qëllim që çështjet politike të realizohen në mënyrë të shëndosh janë disa çështje tjera urgjente për të cilat duhet biseduar gjatë periudhës së ardhshme. Të gjitha palët duhen ti përmbushin detyrimet e tyre për armëpushim, duhet të lejojnë qasjen e ndihmave humanitare për civilët që jetojnë nën rrethim dhe të lirohen të burgosurit politik. PKK/PYD/YPG, DAESH dhe El Nusra duhet të ndahen nga grupet tjera. Madje edhe në tekstin e marrëveshjes të nënshkruar mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit në Astanë nuk lejohen kërkesat e PKK/YPG-së për vendosjen e “pavarësisë”, “federatës demokratike” dhe kërkesa të ngjashme në veri të Sirisë.

Dihet se YPG-ja është fraksion i armatosur i PKK-së në Siri. Ndërkaq dihet edhe se Forcat Demokratike të Sirisë, përbëhen 90% nga YPG-ja. Dosja e YPG-së mbi shkeljen e të drejtave të njeriut është mjaftë e madhe. Nëse duhet të rikujtojmë, për shkak të sulmeve të YPG-së me qindra mijëra njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në Tel Abyad që ndodhet në veri të Rakka-së me popullatë turkmene, arabëve suni dhe asaj kurde, të cila nuk iu bindën. Për këtë arsye PYD/YPG duhet të tërhiqet menjëherë në lindje të lumit Eufrat. Ndërkaq është e nevojshme të parandalohet edhe qëndrimi i kësaj organizate terroriste për një kohë të gjatë në këtë zonë. Mirëpo presim që shoqëria ndërkombëtare të ngre zërin e saj ndaj krimeve të YPG-së, të cilat paraqesin shkelje të dispozitave të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe të Konventës së Gjenevës mbi të drejtat e civilëve.

Turkmenët, të cilët janë një populli i lashtë i Sirisë, në raundin e 4-t të bisedimeve të Gjenevës u përfaqësuan nga Kuvendi i Turkmenëve Sirianë. Si një populli i lashtë i Sirisë dhe i Lindjes së Mesme, turkmenët dëshirojnë të kontribuojnë në ndërtimin e një Sirie demokratike, laike dhe bashkëkohore. Ata janë pro tërësisë territoriale dhe vendosjes sa më parë të paqes në Siri.

Me qëllim që bisedimet politike të arrijnë në sukses të shëndosh është e nevojshme që palët të hartojnë një kushtetutë, e cila do të garantonte tërësinë territoriale dhe pavarësinë e Sirisë. Kjo kushtetutë do të mund të hartohet nga ana e asamblesë kushtetuese që do të formohej nga numri i barabartë i anëtarëve të delegacioneve të opozitarëve edhe të regjimit që ishin pjesëmarrës në bisedimet e paqes në Gjenevë dhe Astanë. Organizata e Bashkëpunimit Islamik dhe Liga Arabe duhet të ftohen në këto bisedime. Përfshirja më aktive e këtyre dy organizatave ndërkombëtare në këtë proces do të lehtësoj arritjen e rezultateve për vendosjen e paqes.

Gjatë procesit të ardhshëm në asnjë mënyrë nuk duhet ti jepet vend në të ardhmen e Sirisë elementeve, të cilat kanë lidhje me ndonjë organizatë etnike, fetare dhe të ngjashme. Duhet të bëhen punimet që në mbar vendin të formohet një sistem demokratik dhe laik gjyqësor. Duhet të sigurohet me kushtetutë barazia demokratike dhe laike mes burrave dhe grave, ndërsa dispozitat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve duhen të garantohen me kushtetutë.

Udhëheqja e re që do të formohet në Siri duhet të jetë palë e marrëveshjes së traktatit kryesor të të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara dhe të pranoj mekanizmat e mbikëqyrjes që burojnë nga ky traktat. Do të ishte e dobishme që nga aspekti i të drejtave individuale, si ato të drejtave personale dhe të pronësisë, të kthehet në ‘status quo’-n para marsit të vitit 2011 dhe që këto të drejta të garantohen. Me kthimin në ‘status quo’ të vitit 2011 në çështjen e të drejtave individuale do të mund të sigurohet kthimi në vendet e tyre të sirianëve të detyruar në zhvendosje/shpërngulje brenda dhe jashtë vendit. Kjo është e rëndësishme edhe nga aspekti i paqes së brendshme, por edhe për forcimin e strukturës së re demokratike, laike dhe të shtetit ligjor të Sirisë.

Në këtë strukturë të re që do të formohet nuk duhet të njihen të drejtat e veçanta vetëm për një grup specifik etnik, fetar dhe të ngjashëm, por të gjithë duhen të jenë të barabartë para drejtësisë. Në qoftë se parashikohet që të njihen disa të drejta specifike atëherë këto të drejta duhet ti njihen në mënyrë të barabartë të gjitha grupeve etnike në vend. Do të ishte e drejt që regjimi i ri ti jap statusin e pakicave të gjitha grupeve etnike në vend nga aspekti i të drejtave në shëndetësi dhe të drejtave universale të njeriut. Ndërkaq sigurimi i të gjitha mundësive për mbrojtjen e gjuhëve, besimeve dhe zhvillimin e të drejtave të pakicave në vend do të forcoj edhe më shumë këtë strukturë të re.   

Autor: Cemil Doğaç İpek



Lajme të ngjashme