Koment - Gjendja aktuale e turkmenëve të Irakut

Njëra prej elementeve të rëndësishme përbërëse të Irakut është edhe populli i lashtë turkmen.

Koment - Gjendja aktuale e turkmenëve të Irakut

      Turkmenët në Irak jetojnë në çdo provincë në një territor të gjerë duke filluar prej Basras në jug e deri në Duhok në veri. Popullimi më i dendur i turkmenëve është në Erbil, Mosul, Selahaddin dhe Dijala.

      Ndërkaq prej 4 nënprefekturave të Kirkukut ata jetojnë në mënyrë të dendur në qendër, Dibis dhe Tavuk. Gjithashtu ata janë me shumicë edhe në zonën Tuzhurmatu pranë Kirkukut. Së bashku me popullatën e dendur arabe në Mosul ndodhen edhe turkmenët. Në Mosul ata jetojnë në mënyrë të dendur në Telafer, qendër, Telkejf dhe Hamdanije. Ndërkaq edhe në Dijala popullata arabe është e dendur por në këtë zonë ndodhen gjithashtu edhe një numër i madh i turkmenëve. Zonat tjera ku turkmenët jetojnë në mënyrë të ngjeshur janë edhe Kifri, Bakuba, Beledruz, Hanekin dhe Mukdadije. Në zonën Selahaddin vendbanimet me popullsi të ngjeshur të turkmenëve ndodhen në Tuzhurmatu. Këtu turkmenët vazhdojnë të jetojnë në qendër dhe në fshatrat brenda kufijve administrativ të komunave të Amirlit dhe Sulejman Beut.

      Familjet e mëdha të turkmenëve pothuajse jetojnë në çdo zonë të kryeqytetit Bagdad. Në qoftë se bëjmë një llogari sipas numri të votave që kandidatët turkmenë morën në Bagdad gjatë zgjedhjeve të vitit 2010, atëherë mund të bëjmë fjalë për rreth 20 mijë persona të vetëdijshëm për identitetin e tyre turkmen. Ndërkaq edhe në Erbil jeton një numër i konsiderueshëm i turkmenëve. Supozohet se numri i turkmenëve në Erbil është rreth 300 mijë. Ata jetojnë në mënyrë të ngjeshur në tre zona përreth kalas në Taxhi, Mereke dhe Uç Tak.

      Pas krizës së Gjirit që u jetua në vitin 1991 në veri të Irakut u formua një vakum i fuqisë. Pas vitit 1991 lëvizjet politike të turkmenëve në veri të Irakut morën bazë. Organizatat politike të turkmenëve u bënë objektiv i sulmeve për shkak të qëndrimeve të fituara në këtë fushë. Organizatat politike të turkmenëve deri në vitin 2003 kanë qenë në objektiv të sulmeve të shumta të drejtpërdrejta. Shembujt më konkret të këtyre sulmeve mund të përmendim sulmet e viteve 1996, 1998 dhe 2000 të kryera ndaj Frontit Turkmen të Irakut. Ndërkaq sulmet ndaj tyre në territoret e pushtuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe forcave të koalicionit nuk u ndalën, ndërsa vazhduan edhe vrasjet individuale. Kësaj radhe sulmet u kryen ndaj Frontit Turkmen të Irakut dhe liderëve të saj. Prej vitit 2003 e deri më sot janë vrarë më shumë se 10 liderë të turkmenëve.

      Prej kohës që kur ky vend u themelua si një shtet i pavarur turkmenët e Irakut çdoherë kanë qenë në krye të grupeve etnike të cilat vuajnë më së shumti. Edhe pas pushtimit të ShBA-së në vitin 2003 turkmenët ishin në objektiv të sulmeve të terrorit, presioneve politike dhe polarizimit politik. Për shkak të diversitetit të rajonit ku jetonin dhe strukturës së popullsisë, turkmenët u përfshinë dhe mbetën në mesin e përleshjeve etnike, fetare, politike dhe administrative, ndërsa deri në vitin 2009 kanë qenë të përjashtuar nga proceset politike.

      Në krye të viktimave të terrorit të DAESH-it që filloi në Mosul në qershor të vitit 2014 dhe që u përhap me shpejtësi në Irak dhe Siri ndodhen turkmenët. Forcat e koalicionit ndërkombëtar të kryesuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën sulme ajrore ndaj DAESH-it, por këto sulme nuk arritën ti japin fund aktiviteteve të kësaj organizate terroriste. Sipas një studimi të bërë nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), prej fillimit e deri në shtator të vitit 2014, gjatë terrorit të DAESH-it dhe operacioneve kundër kësaj organizate nga 1634 vendbanime në mbarë Irakun janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre 1,8 milionë turkmenë, arabë suni, jezidi, krishterë dhe shebek.

      Problemi më i madh i turkmenëve të Irakut në fushën politike është ai i përfaqësimit, ndërsa problemi i përfaqësimit të tyre në qeveri ende nuk është zgjidhur. Sipas vendimit të qeverisë irakiane të marr në gusht të vitit 2015 për të ulur numrin e ministrive dhe bashkimin e disa ministrive në një, turkmenët humbën edhe ministrinë e vetme që kishin në dorë. Ministria e të Drejtave të Njeriut e Irakut, e marr përsipër nga Muhammed Mehdi Beyati, u shpërbë me një vendim të marr nga qeveria irakiane. Kështu turkmenët humbën përfaqësimin e tyre në qeveri.

        Ndërkohë që vendbanimet turkmene me në krye ato në Kirkuk dhe Mosul janë të ndikuara nga terrori i DAESH-it, në anën tjetër ata presin edhe zgjidhje të problemeve të mëdha politike. Krahas dramës humanitare që jetohet në Irak, kërcënimi serioz nën të cilin ndodhen turkmenët, sjell me vete edhe përgjegjësi të madhe për Turqinë dhe botën turke ndaj bashkëkombësve të tyre. Duke e marr parasysh këtë ndjeshmëri bota turke duhet të ndërmerr iniciativa që do të mundësonin hedhjen e hapave në lidhje me turkmenët në Irak dhe arenën ndërkombëtare. Çështjet e marrjes të të drejtave të turkmenëve nën mbrojtjen kushtetuese dhe përgatitja e terrenit për formimin e forcave të armatosura të turkemenëve për vetëmbrojtje, janë të rëndësisë thelbësore. Fatkeqësisht komuniteti i vetëm në Irak me popullsi të madhe etniko-fetare, i cili nuk ka mekanizma të vetëmbrojtjes, janë turkmenët. Prandaj është shumë e rëndësishme që Turqia dhe bota turke të ndërmerr iniciative në këtë drejtim.

Autor: Cemil Dogaç Ipek



Lajme të ngjashme