Investimet e mëdha në infrastrukturë dhe ekonomia e Turqisë

Stabiliteti politik i vendosur me zgjedhjet e vitit 2002 përshpejtoi proceset e vendimmarrjes, ndërsa kjo bëri që ekonomia turke të hyjë në një proces të rimëkëmbjes së shpejtë.

Investimet e mëdha në infrastrukturë dhe ekonomia e Turqisë

Stabiliteti politik i vendosur me zgjedhjet e vitit 2002 përshpejtoi proceset e vendimmarrjes, ndërsa kjo bëri që ekonomia turke të hyjë në një proces të rimëkëmbjes së shpejtë. Ndërkohë që në vitin 2002 dhe më pas u shënua rritje serioze në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), në shumicën e treguesve të makroekonomisë me në krye ato të interesit dhe inflacionit, ka patur përmirësime në treguesit. Pas përmirësimeve në treguesit ekonomik u rrit edhe interesimi i investitorëve të huaj ndaj Turqisë, të cilët u larguan gjatë viteve të 90-ta.

Turqia, me zhvillimin e shpejtë të ekonomisë, fuqinë punëtore të re, dinamike dhe cilësore dhe me avantazhe gjeopolitike arriti të dalë në pah në mesin e vendeve në zhvillimi. Në këtë kontekst projektet gjigante të planifikuara të investimeve, të cilat u vënë në jetë pas vitit 2002, akumulimet kulturore dhe historike, tregjet e zhvilluara, produktet financiare, shumëllojshmëria e shërbimeve dhe zbatimeve bëjnë që të vazhdoj ky zhvillim.

Krahas zhvillimeve të jetuara kohëve të fundit brenda dhe jashtë vendit objektivat e përcaktuara të vitit 2023 dhe punimet për objektivin kryesor të radhitjes së Turqisë në mesin e 10 ekonomive më të mëdha në botë vazhdojnë pa ndërprerë. Këtu si shembull mund të tregohen projektet e ndryshme gjigante të zhvilluara në 15 vitet e fundit në fusha të ndryshme si në fushën e shëndetësisë, infrastrukturës dhe kërkim-zhvillimit.

Duke u nisur nga nevoja për investime me qëllim të radhitjes së Turqisë në mesin e ekonomive më të mëdha të botës u vënë në jetë edhe projektet e urës së tretë mbi Ngushticën e Bosforit Ura e Javuz Sulltan Selimit, projekti i Marmarayit, tunelit të Euroazisë, centralit nuklear në Akkuyu, Qendrës Financiare në Stamboll, Bursës së Energjisë, ndërsa edhe projektet tjera të cilat janë në fazën e planifikimit do të japin kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim.

Fondi i Aseteve të Turqisë, i themeluar me qëllim të lehtësimit të financimit të projekteve të mëdha të investimeve në të ardhmen, është i rëndësisë kritike. Me qëllim të realizimit të projekteve në fjalë pa rritje të borxhit të sektorit publik gjithashtu është i rëndësishëm edhe për financimin e investimeve dhe rritjen e normave të kursimit. Me realizimin e këtyre projekteve Turqia do të ketë rastin që fuqinë e saj gjeografike dhe gjeopolitike të shndërroj në fuqi ekonomike dhe do të bëhet njëra prej qendrave tërheqëse të rajonit.

Në anën tjetër projektet tjera të transportit, energjisë, infrastrukturës, kërkim-zhvillimit, financave, arsimit, shëndetësisë, të cilat zhvillohen njëkohësisht me mega projektet tregojnë se Turqia tani është kthyer nga projektet afatgjata me të ardhura të larta. Në këtë kontekst është shumë e rëndësishme të vihen në jetë projektet e reja të investimeve me qëllim që Turqia të radhitet në mesin e ekonomive më të mëdha të botës.

Që Turqia të arrij në objektivat e saj brenda një kohe sa më të shkurtë gjithashtu është e nevojshme për të siguruar transformim teknologjik në çdo fazë të prodhimit. Këto përfitime për Turqinë, e cila duhet të rritë importin e teknologjisë së avancuar, që është e kufizuar, do të mundësojnë prodhimin e produkteve me vlerë të lartë të shtuar për ekonominë e vendit. Pasi të sigurohen të gjitha këto Turqia do të jetë në pozitë më konkurruese në tregjet globale dhe do të kontribuoj seriozisht në arritjen e objektivave të vendit.

Si përfundim stabiliteti politik që vazhdon pas vitit 2002 e këtej në Turqi dhe investimet e mëdha të realizuara së bashku me këtë, kontribuon edhe në imazhin e saj, ndërsa do të bëjnë që investitorët vendor dhe të huaj të kthehen nga Turqia.

Procesi i zhvillimit të Turqisë, i cili deshi të pengohet me tentativën e grusht shteti më 15 korrik, do të vazhdoj pandërprerë me investimet e realizuara dhe ato që janë në fazën e realizimit.  



Lajme të ngjashme