Strategjia e turkmenëve të Sirisë në procesin e Astanasë dhe Gjenevës

Në kuadër të procesit të Astanasë dhe Gjenevës të gjithë aktorët e Sirisë janë duke i rishikuar pozicionet dhe ripërtërijnë strategjitë e tyre.

Strategjia e turkmenëve të Sirisë në procesin e Astanasë dhe Gjenevës

        Në kuadër të proceseve të Astanasë dhe Gjenevës shpresohej që në Siri në vitin 2016 të filloj një periudhë e re, mirëpo shpresat ishin të kota. Me iniciativën e Turqisë dhe Rusisë të ndërmarr në vitin 2017 bisedimet e paqes për Sirinë u mbajtën në kryeqytetin Astana të Kazakistanit, ndërsa bisedimet e radhës do të mbahen në Gjenevë. Turkmenët e Sirisë në tavolinën e bisedimeve përfaqësohen nga Kuvendi i Turkmenëve të Sirisë. Ndërkaq ne do të mundohemi që ti bëjnë një analizë strategjisë të cilën duhet ta ndjekin turkmenët në këtë proces.

        Turkmenët, të cilët janë njëri prej popujve të lasht të Sirisë, në këto troje jetojnë prej shekullit të 7-të dhe janë të shpërndarë në një territor të gjerë. Ata janë të pranishëm në zonat e Halepit, Latakije-Idlib (Bayir-Bucak), Humus, Hama, Tartus, Rakka, Deraa, Damask dhe Golan. Turkmenët e Sirisë janë duke luftuar për të mbrojtur territoret ku jetojnë dhe identitetin e tyre.

        Lufta e turkmenëve në Siri filloi me kryengritjen popullore në vitin 2011 kundër terrorit të regjimit të Esadit. Prej vitit 2011 e këtej regjimi i Esadit shumë herë bombardoi vendbanimet turkmene në kufi me Libanin, Halep e Bayir-Bucak (Latakije-Idlib). Si pasojë e këtyre sulmeve janë vrarë afërsisht 100 mijë turkmenë. Sipas deklaratave të turkmenëve aktualisht ka me mijëra turkmenë që rezultojnë të humbur apo janë të burgosur.

        Prej vitit 2011 e këtej turkmenët luftojnë kundër sulmeve të organizatave terroriste DAESH, PKK/YPG dhe regjimit të Esadit dhe aleatëve të tij. Turkmenët në Siri me shekuj tregohen si një popull i veçantë nga populli sirian. Në Siri jetojnë rreth 1,5 milionë turkmen të cilët flasin gjuhën turke. Së bashku me turkmenët, të cilët kanë harruar turqishten numri i tyre në Siri arrin në rreth 3 milionë. Prania e turkmenëve në Siri vërtetohet edhe me arkiva të Perandorisë Turke, por edhe me arkivat e periudhës së administrimit të mandatit të Francës. Turkmenët për një kohë të gjatë janë të ekspozuar ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut, masakrave gjithashtu nuk i gëzojnë të drejtat e tyre kulturore. Shoqëria ndërkombëtare duhet të reagoj ndaj kësaj situate.

        Ndërkombëtarizimi i çështjes së turkmenëve në Siri do të mund të jetë një hap i rëndësishëm për arritjen e objektivave. Opinioni botëror me anë të mjeteve të informimit fillimisht duhet të informohet për ekzistencën e një populli tjetër nga ai sirian të quajtur turkmen. Sepse sot në Siri ky popull përjeton shkelje të të drejtave të njeriut dhe masakra dhe nuk mund ti merr të drejtat e tij kulturore. Kjo gjendje duhet ti përcillet opinionit botëror në këtë mënyrë.

        Do të ishte e dobishme nëse në këtë çështje shikojmë edhe nga perspektiva e të drejtës ndërkombëtare. Në marrëveshjet e Ankarasë e vitit 1921, të Lozanës e vitit 1923 dhe në marrëveshjen Turqi-Francë e vitit 1939 nuk është paraparë ndonjë status i veçantë për turkmenët e Sirisë. Kjo rrjedh si pasojë e përkufizimit të asaj kohe të pakicave në baza fetare dhe prania e turkmenëve të Sirisë brenda kufijve të një vendi me popullatë shumicë myslimane. Prandaj turkmenët e Sirisë janë entitet përbërës dhe nuk kanë ndonjë status të ndarë ligjor. Për këtë arsye objektiva e parë e turkmenëve gjatë procesit të ardhshëm duhet të jetë marrja e statusit ligjor. Prandaj duhet të ulen në tavolinën e negociatave si një aktor i ndarë, si njëra prej entiteteve përbërëse të Sirisë dhe si një element jashtë ombrellës aktuale. Në qoftë se arrihet sukses në këtë drejtim, atëherë kjo do të mund të jetë shembull edhe për turkmenët e Irakut.

        Opinionit ndërkombëtar duhet brenda një kohe të shkurtë ti tregohet se turkmenët e Sirisë nuk janë kundër vlerave demokratike, laike, bashkëkohore, perëndimore dhe të tjera, por janë një strukturim që respekton të gjitha elementet etnike-fetare të rajonit. Turkmenët e Sirisë, të cilët janë më perëndimor-laik në krahasim me elementet tjera të vendit, do të tërheqin vëmendjen e opinionit publik perëndimor. Si përkrahje e kësaj teze nga mesi i turkmenëve në ndihmë mund të dalin edhe liderët e ekolit sufik-islam. Në këtë mënyrë turkmenët duke treguar se kundër elementeve të terrorit si DAESH-i nuk luftojnë vetëm në front, por edhe në çdo fushë tjetër, në këtë mënyrë do të mund të hasin shumë më shpejtë në përgjigje të tezës së tyre.

        Gjithashtu për të fituar statusin ligjor të turkmenëve do të ishte e dobishme edhe të paraqiten dëshmi nga arkivat e Perandorisë Turke dhe nga arkiva e Administrimit të Mandatit të Francës për praninë e lashtë të turkmenëve në Siri. Një projekt i studimit të dokumenteve nga arkivat përkatëse dhe publikimi i tyre në opinionin publik do të jetë gjithashtu i dobishëm në këtë drejtim. Nga fuqia e statusit ligjor varet edhe fitimi që do të sjellin hapat që do të hidhen në afat të gjatë në lidhje me turkmenët. Në pikën e statusit ligjor mund të merret si shembull edhe “statusi i banorëve lokal” i tartarëve turq të Krimesë së Ukrainës të cilën e morën në vitin 2014. Ndërkaq si referencë mund të merret edhe statusi i Kosovës gjatë kohës deri sa ishte krahinë autonome e Serbisë, statusi i turqve në Trakinë Perëndimore dhe statusi i jo-myslimanëve në Turqi.

        Si përfundim statusi ligjor do tu sjell objektivitet turkmenëve. Ndërkaq gjendja aktuale e turkmenëve në Siri fatkeqësisht është në gjendjen e subjektivitetit. Për deri sa gjendja e subjektivitetit vazhdon askush nuk do të interesohet me turkmenët përveç Turqisë. Sidoqoftë prioritet i turkmenëve duhet të jetë marrja e një statusi. Statusi ligjor për të ardhmen është një lloj “tapie”.



Lajme të ngjashme