Koment - Strategjia parandaluese e Amerikës për sigurinë

Obama, ekipi i tij dhe strategjia e “Politikave të reja” të krijuara nga NEOCON që i ka rrethuar si oktapod, janë bërë një tragjedi jo vetëm për popujt e Lindjes së Mesme por edhe për ne evropianët.

Koment - Strategjia parandaluese e Amerikës për sigurinë

Ndërkohë që tashmë jemi duke jetuar ditët e fundit të kalendarit gregorian që mbizotëron në botë, si çdo fund viti media botërore shkruan në lidhje me pritshmëritë ndaj vitit të ri, në televizione transmetohen programe dhe lajme me opinionet e shkrimtarëve, intelektualëve dhe reportazhe me qytetarët në rrugë. Por askush nuk shprehet ose nuk do të shprehet në lidhje me fillimin e vitit të ri mbi bazën e trashëgimisë që ky vit i lë vitit të ardhshëm. Kalendari i vitit të ri shihet gjithmonë me një shpresë.

Të gjithë mundohen të harrojnë problemet e përjetuara këtë vit. Thuaj se po të harrohen problemet do të jetë e mundur që të shpëtosh nga ato. Të harrosh ose të mundohesh që ta fshehësh problemin për fat të keq nuk e eliminon atë, madje ndodh e kundërta, rritet si një top dëbore dhe kthehet në një ortek që shkakton tragjedi. Problemi i sigurisë së botës që në vitin 2016 u kthye në gangrenë,  për shkak të politikave të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama dhe ekipit të tij, është kthyer në rend të parë të ditës.

Obama, ekipi i tij dhe strategjia e “Politikave të reja” të krijuara nga NEOCON që i ka rrethuar si oktapod, janë bërë një tragjedi jo vetëm për popujt e Lindjes së Mesme por edhe për ne evropianët. Tashmë terrori nuk është më i pranishëm vetëm në qytetet Tel-Aviv, Bagdad, Nairobi, Kabul. Në të njëjtën mënyrë është një kërcënim i rëndësishëm për Parisin, Berlinin, Romën, Brukselin, Amsterdamin, Oslon dhe Londrën e Evropës. Në pothuajse të gjitha qytetet industriale, turistike dhe të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës siguria për jetën e njeriut është nën kërcënim. Gjatë periudhës së Obamës, me zbatimet e sigurisë ndaj afro-amerikanëve dhe terrori i policisë që ka lindur si pasojë, sot në Amerikë tashmë ka një rebelim me ngjyrë. Zbatimet e pamëshirshme të dhunës që kanë marrë dimensionin e terrorit jo vetëm afro-amerikanëve por edhe ndaj amerikano-latinëve,  janë bërë shkak për krijimin e çetave në rrugë në shumë qytete. Në gazeta lexojmë shpesh se policia lokale nuk e arrin dot sigurinë.

Të gjitha këto vlerësohen të jenë rezultat i politikave parandaluese të sigurisë të Barack Obamës. Për këtë arsye media amerikane dhe opozita, politikën e Obamës, e cilëson si “rosë e çalë”. 

Sot na ndajnë rreth 3 javë nga largimi i Obamës nga skena e politikës por eliminimi i trashëgimisë të hidhur që i ka lënë tërë botës dhe kthimi i planetit në një vend të sigurt për njerëzimin mbase do të marrë dhjetëra vite. Pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës së Obamës, veçanërisht në Lindjen e Mesme nuk ecin sipas ligjeve të politikës së jashtme por ecin bashkë me organizatat terroriste.

Politika e zbatuar në Irak dhe Siri është një shembull konkret i partneritetit SHBA-terror. Nga njëra ana në Irak, duke krijuar një partneritet zyrtar me organizatën terroriste Hashdi Shabi ku të gjithë terroristët janë në nivelin e kriminelëve psikopat, përpiqet që të bëjë operacion në Mosull. Në të njëjtën mënyrë, merr vendim (Amerika) që të bëjë operacion të përbashkët me organizatën separatiste terroriste PKK që zë vend në listën e organizatave terroriste si të SHBA-së dhe të gjitha vendeve anëtare në NATO. Dhe ky partneritet me të dyja organizatat terroriste bëhet duke dhënë mijëra ton ndihma armësh të blera nga tregtarët e armëve me taksat e popullit amerikan.

Po në të njëjtën mënyrë bën partneritet zyrtar me organizatën terroriste YPG që është një organizatë terroriste e shfrenuar në Lindjen e Mesme me bazë qendrore në veri të Sirisë. Kjo organizatë terroriste (YPG), vitin e fundit ka vrarë dhjetëra ushtarë dhe policë të Turqisë, vend anëtar i NATO-s.

Obama nuk ka bashkëpunuar me organizatat terroriste vetëm ndaj Turqisë dhe aleatëve në rajon por edhe ndaj NATO-s. Më e dhimbshme është se ajo (Amerika) ka bërë “gabimisht” mbështetje armësh dhe municionesh me tonelata për organizatën terroriste DAESH.

Për vite me radhë (Amerika) ka heshtur për shitjen e naftës Beshar Esadit nga ana e DAESH-it, nën garantimin e Iranit. Si pasojë e presionit të krijuar, në formën e hedhjes së hirit në sy, ka goditur një herë ose 2 kamionët e DAESH-it që transportonin naftë.

Po e njëjta udhëheqje e Obamës, duke vepruar në Irak dhe Siri sëbashku me ushtritë e 65 vende, përfshi edhe vendet e NATO-s, ka preferuar të zgjedhë bashkëpunimin me organizatat terroriste si PKK, Hashdi Shabi e DAESH.

Dhe e gjithë arsyeja për këtë është “strategjia e masave parandaluese për sigurinë”. Dhe për fat të keq ne e pamë këtë strategji duke e paguar me shumë shumë dhimbje. Kjo strategji, për ne evropianët, banorët e Stambollit, Parisit, Berlin, Brukselit është kthyer në bomba dhe vdekje. 

“Strategjia e masave parandaluese për sigurinë” e udhëheqjes së Obamës ka kthyer në legjitime çmendurinë deri në mbajtjen në gji dhe ushqyerjen e terroristëve. Lideri i organizatës terroriste më të rrezikshme dhe të përhapur të ditëve tona, organizata terroriste gyleniste FETO, banon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Madje jeton një hap larg Uashingtonit. Ky lider terrorist, duke përdorë fuqinë ekonomike që zotëron, duke shpenzuar qindra miliona dollarë, ka ndërhyrë në zgjedhjet në Amerikë dhe ka pasur të drejtën e fjalës në fatin e vendit. Por udhëheqja e Obamës dhe institucionet amerikane të sigurisë, si pasojë e politikës që ndjekin në Lindjen e Mesme, këto aktiviteteve terroriste i kanë pritur me bonsens dhe nuk kanë kërkuar llogari ligjore.

 

“Strategjia e masave parandaluese për sigurinë” e Obamës që do të largohet nga Shtëpia e Bardhë brenda disa javësh, i ka mbetur tërë botës si një trashëgimi me bomba, vdekje, gjak dhe lot.  



Lajme të ngjashme