Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Koment - Marrëveshja e ripranimit Turqi-BE

Evropa, e cila ballafaqohet me krizën e miliona emigrantëve sirianë, Turqinë e shikon si një vend kyç për zgjidhjen e këtij problemi.

Koment - Marrëveshja e ripranimit Turqi-BE

Sipas plan-veprimit për migrim të përgatitur në samitin e liderëve të BE-së të mbajtur më 16 tetor, Bashkimi Evropian premtoi përshpejtimin e punimeve për liberalizimin e vizave Schengen për qytetarët turq dhe gjallërimin e procesit të anëtarësimit në BE, përballë ndaljes së Ankarasë të dyndjeve të emigrantëve sirianë në drejtim të Evropës. Bashkimi Evropian gjithashtu i propozoi Turqisë një ndihmë prej 3 miliardë eurosh për shpenzimet e emigrantëve. Për këtë çështje kreu i Komisionit Evropian, Donald Tusk tha se “Ne do të ndihmojmë Turqinë në qoftë se Turqia na ndihmon ne”.

Ndërkaq Ministri i Jashtëm, Feridun Sinirlioglu në lidhje me këtë çështje u shpreh me këto fjalë: “Nuk bëhet fjalë për të ndihmuar Turqinë, por për ndarjen e barrës për marrjen e masave për përmirësimin e kushteve të emigrantëve. Ky nuk është problem vetëm i Turqisë. Ne nuk jemi një vend që do të rikujtohet vetëm në raste të krizës me të cilën mund të bashkëpunohet vetëm për shkak të arsyeve taktike”.

Mirëpo çfarë nënkuptohet me marrëveshjen e ripranimit dhe liberalizimin e vizave?

Marrëveshjet e ripranimit zakonisht bëjnë rregullimin e kthimit të personave, të cilët qëndrojnë në mënyrë të jashtëligjshme në një vend apo në një grup vendesh. Këto vende mund të jenë vendet që janë palë nënshkruese të kësaj marrëveshjeje, vendet e origjinës ose në vendet prej nga së fundmi kanë bërë kalim transit.

Në bazën e reciprocitetit të marrëveshjes së ripranimit mes Turqisë dhe BE-së, personat të ndodhur në Turqi apo në njërën prej vendeve të BE-së, të cilët nuk kanë siguruar kushtet e hyrjes në vend, të qëndrimit ose nuk kanë mundësi për ti siguruar të njëjtat, synohet që në kuadër të rregullave dhe afateve të përcaktuara në marrëveshjen në fjalë të riatdhesohen në vendet përkatëse.

Në të vërtet marrëveshja e ripranimit mes Ankarasë dhe BE-së, me anë të të cilës parashikohet mbikëqyrja e migracionit ilegal, është nënshkruar më 16 dhjetor 2013, mirëpo ajo ende nuk hyri në fuqi. Bëhet e ditur se pas rregullimeve të nevojshme marrëveshja do të hyjë në fuqi në vitin 2017. Në të njëjtën ditë është miratuar edhe harta rrugore për liberalizimin e vizave mes Turqisë dhe zonës Schengen.

Pse ndërlidhen procesi i liberalizimit të vizave dhe marrëveshja e ripranimit?

Strategjia e liberalizimit të vizave të cilën BE-ja e përvetësoi si një mjet inkurajues të politikës së jashtme është përgatitur për të mbrojtur kufijtë e BE-së që shtrihen drejt lindjes përball migrimit. Në këtë kuadër nënshkrimi i marrëveshjes së ripranimit me vendet fqinje dhe zbatimi i saj del në pah si një parakusht i BE-së për liberalizimin ose heqjen e vizave.

Si rezultat i hapave të hedhura të një game të gjerë, krahas marrëveshjes së ripranimit, administrimit të kufijve, mbikëqyrjes së migrimit, sigurisë së dokumenteve e deri tek të drejtat themelore, BE-ja fillimisht lehtëson marrjen e vizave për qytetarët e këtyre vendeve e më pas zbaton edhe heqjen e plotë të tyre.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2013, pas përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave mes BE-së dhe Turqisë, të gjithë qytetarët e Turqisë do të mund të udhëtojnë në vendet e BE-së pa viza për një afat 3 mujor me përjashtim të Anglisë dhe Irlandës.

Turqia dëshiron që marrëveshja të hyjë në fuqi në vitin 2016. Kjo çështje u bisedua në mënyrë të detajuar gjatë vizitës së fundit të Kancelares Merkel në Turqi. Kryeministri Davutoglu në prononcimin e tij të bërë pas takimit me homologen e tij gjermane tha: “Kjo është një çështje për të cilën kemi rënë dakord para se të fillonte kriza e Sirisë. Jemi duke punuar në drejtim që këtë çështje të cilën e kemi planifikuar për ta realizuar në vitin 2017 ta realizojmë në vitin e ardhshëm. Shpresojmë që në korrik të vitit të ardhshëm të hyjnë në fuqi edhe marrëveshja e ripranimit, por edhe liberalizimi i vizave”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme