Spanja 'gozhdohet' në zgjedhjet e Katalonjës

Rezultatet e zgjedhjeve nuk do t'i përcaktojnë tregjet, as Barack Obama, e as David Cameron apo Angela Merkel, dhe as Mariano Rajoy, thotë Presidenti aktual i rajont të Katalonjës, Artur Mas.

Spanja 'gozhdohet' në zgjedhjet e Katalonjës

Provinca spanjolle e Katalonjës është krahina më e zhvilluar ekonomikisht, kurse sipas parashikimeve të disa ekonomistëve, rajoni do të zhvillohet edhe më tej nëse se ajo bëhet e pavarur. Në raportin e Qendrës për Politikë Evropiane të Barcelonës 'Think Tank', theksohet se ekonomia do të rritet më shpejt, papunësia do të jetë më e ulët, dhe pagat do të jenë më të larta pas pavarësisë së Katalonjës.

- Çfarë do të ndodhë me La Ligan -

Në një deklaratë të përbashkët në fund të javës së kaluar, Shoqatat e bankierëve spanjollë paralajmëruan se shpallja e pavarësisë do të krijonte pasiguri juridike dhe do të çojnë në andej që bankat duhet të rishikojnë praninë e tyre në rajon.

Kur është fjala për komunitetin ndërkombëtar, deri më tani Presidenti Barak Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel publikisht kanë mbështetur tërësinë e Spanjës, ndërsa, për shembull, Partia Kombëtare Skoceze ka mbështetur referendumin.

Në sport, pavarësia e Katalonjës do të nënkuptonte fundin e rivalitetit mes Barcelonës dhe Real Madridit në Ligën spanjolle. Këshilli i Sportit deklaroi se Barcelona - kampioni aktual i Spanjës dhe kampioni evropian, nuk do të lejohet të luajë në La Liga, nëse Katalonja shkëputet nga Spanja, ndërsa nga klubi theksojnë se nuk dëshirojnë të marrin pjesë në këtë debat.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme