Raid Salah: Izraeli po nxit intifadën e 3-të

'Në rast se Izraeli do të vazhdojë me shkeljet në Xhamin Al-Aksa në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem, kjo do të jetë shkak për të filluar intifadën e 3-të”, ka thënë Sheiku Raid Salah, lideri i lëvizjes islame “Palestina 1948”.

Raid Salah: Izraeli po nxit intifadën e 3-të

- Problemi i statusit të Jerusalemit -

Pas shpalljes së pavarësisë nga ana e Izraelit më 1948 dhe pas luftës izraelito-arabe me nënshkrimin e marrëveshjes së vitit 1949 pjesa lindore e Jerusalemit iu la Jordanisë, ndërsa pjesa perëndimore e tij u la nën administrimin e Izraelit. Menjëherë pas marrëveshjes Izraeli e shpalli Jerusalemin si pjesë të pandarë dhe kryeqytet i përjetshëm i tij. Në vitin 1950 kur Jordania mori kontrollin e Jerusalemit lindor më vonë në vitin 1967 Izraeli u mundua të pushtojë përsëri Jerusalemit lindor. Ndërkohë edhe në ditët e sotme Jordania pretendon të drejtë ndërkombëtare mbi Jerusalemit lindor.riad salah

Izraeli i ka ndaluar hyrjen në Mesxhid-i Aksa Liderit të Lëvizjes İslame “Palestina 1948”, Sheiku Riad Salah, i cili njihet ndryshe edhe si 'Mbrojtës i Mesxhid-i Aksa-së', me pretendimin se ky i fundit nxit palestinezët kundër Izraelit.

Ndërkohë për shkak të festimeve të vitit të ri në Izrael, rreth 50 hebre të shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Uri Ariel u futën të dielën e kaluar në Mesxhid-i Aksa. Nga ana tjetër ushtria izraelite përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj një grupi që protestuan hyrjen e tyre në Mesxhid-i Aksa.

Gjatë ndërhyrjes një numër i madh civilësh mbetën të plagosur. Pas këtyre ngjarjeve ushtarët izraelit u futën me këpucët e tyre ushtarake deri tek minderi i xhamisë brenda kompleksit të Xhamisë al-Aksa, ku pas kësaj ngjarjeje herë pas here ka pasur edhe konfrontime mes policisë dhe protestuesve palestinezë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme