Qëllimi i operacioneve në Siri krijimi i një zone të siguris

Qëllimi kryesor i operacioneve të përbashkëta ajrore të nisura kundër DAESH në kuadër të marrëveshjes mes Turqisë dhe SHBA është largimi i organizatës terroriste nga kufiri i Turqisë me Sirinë.

Qëllimi i operacioneve në Siri krijimi i një zone të siguris

Qëllimi kryesor i operacioneve të përbashkëta ajrore të nisura kundër DAESH në kuadër të marrëveshjes mes Turqisë dhe SHBA është largimi i organizatës terroriste nga kufiri i Turqisë me Sirinë. Kështu zona e pastruar që do të dalë në Veri të Sirisë do të funksionojë si zonë e sigurt për emigrimet masive të mundshme që do të burojnë nga dhuna e Esadit dhe DAESH-it në rajon.

Ministri i Jashtëm i Qeverisë së 62-të të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në fillim të javës pati njoftuar se pas marrëveshjes teknike në lidhje me kryerjen e operacioneve të përbashkëta kundër DAESH me Turqisë dhe SHBA-së ishte nënshkruar edhe marrëveshja zyrtare dhe se Forcat e Armatosura të Turqisë do të nisin së shpejti pjesëmarrjen në operacione.

Autoritetet turke në deklaratat e tyre në lidhje me çështjen e programit të përbashkët me SHBA-në që do të realizohet për luftën kundër DAESH, shpeshherë kanë theksuar rëndësinë e "zonës së sigurisë" në aspektin e sigurisë së kufirit të Turqisë.

- Koordinatat e rajonit-

Linja e cila zgjatet nga rajoni Xherablus deri në rajonin Azez të Halepit dhe të cilat ndodhen përballë rajonit Karkamış të qytetit Gaziantep të Turqisë afërsisht që prej dy vitesh ndodhen nën kontrollin e organizatës terroriste DAESH. Linja Azez-Xherablus në të njëjtën kohë përkon me zonën e sigurisë e cila do të krijohet pas pastrimit dhe largimit të organizatës nga zona e cila do të pastrohet nga koalicioni ndërkombëtare në kuadër të luftës kundër DAESH.

Qeveria e SHBA-së nuk preferon të përdorë shprehjen "zonë sigurie". Autoritetet amerikane janë të shqetësuar se kjo shprehje do ti ngarkojë me përgjegjësi politike, ushtarake dhe ligjore. Ndërsa në anën tjetër zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, Peter Cook në konferencën e fundit për shtyp pavarësisht pyetjeve këmbëngulëse të drejtuara ndaj tij ai mohoi se "zona e sigurisë është në agjendën apo marrëveshjet" e Petagonit.

Në të vërtetë, në sajë të operacioneve ajrore militantët e DAESH në linjën Azez-Xherablus do të detyrohen të tërhiqen nga rajoni për në jug, dhe vendosja e kësaj zone në mbrojtje nga toka dhe ajri do të sigurojë nxjerrjen në pah vetvetiu të "zonës së sigurisë". Kështu zona e pastruar nga DAESH do të arrijë kushtet ku është vendosur siguria.

Turqia dhe SHBA-ja dëshirojnë që kontrollin e sigurisë në zonën e sigurisë ta ofrojnë Ushtria e Sirisë së Lirë së bashku me forcat opozitare të moderuara dhe kështu synohet vazhdimësia e zonës duke u mbrojtur.

Ndërsa se sa do të jetë thellësia drejt jugut në zonën e sigurisë që do të formohet gjatë gjithë linjës Azez-Xherablus do të përcaktohet me kohën në planet ushtarake që do të përditësohen nga kushtet në terren.

- Pritshmëritë nga zona e sigurisë -

Teksa lufta e brendshme në Siri ka hyrë në vitin e pestë të saj gjithashtu edhe dhuna dhe presionet e regjimit dhe të organizatës terroriste DAESH vazhdojnë kundër sirianëve. Populli i cili kërkon rrugëdalje në periudhat kur konfliktet do të intensifikohen, parashikohet se do të vazhdojnë emigrimet masive drejt Turqisë.

Pastrimi i zonës mes Azez dhe Xherablus nën kontrollin e DAESH-it, që në kufirin me Turqinë, si dhe mbrojta e saj nga toka dhe ajri do të bëjë që kjo zonë të jetë zona e jetës natyrale për sirianët të cilët do të emigrojnë gjatë këtyre valëve të sulmeve.

Në të njëjtën mënyrë kushtet në zonën e sigurisë do të jenë stimulues i rëndësishëm për rikthimet vullnetare të sirianëve të cilët jetojnë me statusin e mbrojtjes së përkohshme në Turqi.

Krijimi i një jete në kushte të sigurta në zonë të sirianëve janë të lidhura direkt me praninë e opozitarëve të moderuar.

Rritja e aktiviteteve të forcave opozitare të moderuar në zonën e pastruar nga DAESH do të sjellë gjithashtu edhe ofrimin e shërbimeve themelore ndaj popullatës civile dhe mbërritjen e ndihmave humanitare më me lehtësi.

- Asnjë kalim për PYD -

Pjesa ku do të krijohet zona e sigurisë është edhe nën objektivin e PYD e cila pak kohë më parë duke marrë Tel Abjad nën kontroll siguron lidhjen mes Kobanit dhe Haseke.

PYD, zgjatim ky i PKK në Siri, duke bashkuar Afrin dhe Kobani duhet të marrë edhe komunën Azez për të krijuar një sundim totalitar duke kaluar në perëndim të Eufratit përmes Xherablus.

Në rast se Xherablus do të kalojë nën kontrollin e PYD parashikohet që këto forca të përparojnë në Azez. Ndërsa Lëvizja Islame Ahraru'sh Sham dhe grupet e Ushtrisë së Sirisë së Lirë të cilët krijojnë grupet opozitare siriane kishin ripërsëritur se do të mbronin rrugën e ndihmës që shkon nga Azez për në Halep. Opozitarët për shkak se do ti ndërpritet përqasja në kufirin me Turqinë janë kundër kalimit të PYD në perëndim të Eufratit.

Autoritetet turke duke vënë në dukje se PYD nuk do të jetë objektiv në operacionet që do të ndërmerren kundër DAESH, gjithashtu kanë ritheksuar paralajmërimet në çështjen se "PYD në vendet që ka pushtuar nuk duhet të largojë turkmenët dhe grupet e tjera"

Burimet diplomatike kishin njoftuar se kanë rënë dakord që PYD të mos hyjë në zonat që do të pastrohen nga DAESH, dhe se nga çdo kanal janë bërë paralajmërimet që PYD të mos kalojë në perëndim të Eufratit, të mos kryejë ndryshime demografike, dhe për lejimin e kthimit të popullatës turkemene dhe arabe të cilët kanë braktisur vendbanimet e tyre.

- Edhe prania e turkmenëve është e lidhur me zonën e sigurisë -

Zona e sigurisë e cila parashikohet të formohet për shkaqe njerëzore mes Azez-Xherablus në veri të Sirisë do të jetë efektive edhe për largimet nga presionit të DAESH dhe kërcënimit të PYD mbi fshatrat turkmene. Në Siri turkmenët jetojnë në një gjeografi shumë të shpërndarë, ku 2 të tretat e popullsisë jetojnë kryesisht në Halep dhe në veri të Rakka-s.

PYD muajin e kaluar pasi mori nga DAESH rajonin e Tel Abjad, ku krahas arabëve ndodhen edhe fshatrat turkmene, pati nisur të kërcënonte për largim të detyruar të turkmenëve nga këto fshatra me kërcënimin "të largohen nga zona, në të kundërt avionët e koalicionit do të ndërmerrnin sulme ajrore".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme