Koment – Evropa e ndarë përballë krizës së emigrantëve

Vendet e Bashkimit Evropian, përballur me krizën më të rëndë të emigracionit që prej Luftës II Botërore, kanë shumë mundësi për t’i bërë ballë fluksit të të larguarve të mjerë nga konfliktet në Siri e gjetkë, por nuk arrijnë të bien dakord për asnjë.

Koment – Evropa e ndarë përballë krizës së emigrantëve

Vera ka ardhur në Evropë me një fluks emigrantësh në mbarë Ballkanin, për më tepër me ata, që përballen me rreziqet e kalimit të Mesdheut apo ata, që tentojnë të hyjnë në Tunelin e La Manshit duke rrezikuar jetën.

Pavarësisht përpjekjeve të fundit të Gjermanisë, rivendosja e refugjatëve në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian po përballet me mungesën e vullnetit të qeverive, që kërkojnë të ruajnë influencën në rritje të partive populiste apo të ekstremit të djathtë.

“Ne duhet të bëjmë diçka dhe do të ishte mirë ta bënim kur ka ende kontroll”, theksoi një diplomat evropian.

“Duhet të punojmë në disa fronte njëherësh, të shpërndajmë përpjekjet mes evropianëve, të konrollojmë më mirë kufijtë e jashtëm, të përmirësojmë bashkëpunimin mes vendeve transit”, shtoi ai.

Drejtuesit evropianë, të tërhequr nga mosveprimi i tyre në muajin prill për mbytjen e më shumë se 700 personave në Mesdhe, nuk kanë arritur të kapërcejnë mosmarrëveshjet për sa i përket shpërndarjes së emigrantëve.

Këto ditët e fundit, mbërritja e mijëra personave në kufirin hungarez me një numër rekord prej 2.100 personash në një ditë dhe përdorimi i gazit lotsjellës nga policia maqedonase, kanë bërë që kriza e emigracionit të vendoset në qendër të shqetësimeve.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti francez, François Hollande, kërkuan një përgjigje të “unifikuar”. Berlini, që po përgatitet për pritjen e 800.000 azilkërkuesve në vitin 2015, më shumë se vendet e tjera të BE-së ka ndërprerë kthimin e azilkërkuesve sirianë drejt vendeve të tyre të hyrjes në BE, ndryshe nga sa parashikohet në Rregulloren e Dublinit.

Një samit për këtë çështje mes drejtuesve evropianë dhe afrikanë është parashikuar në Maltë, në muajin nëntor.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme