Espen Barth Eide: Shans historik për çështjen e Qipros

“Ka edhe shumë për të bërë. Duhet të them se kjo është mundësia më e mirë e arritur që prej shumë vitesh. Që të dy liderët janë të vetëdijshëm për këtë” thotë Këshilltari i OKB-së për Qipron.

Espen Barth Eide: Shans historik për çështjen e Qipros

“Ka edhe shumë gjëra për të bërë. Duhet të them se kjo është mundësia më e mirë e arritur që prej shumë vitesh. Që të dy liderët janë të vetëdijshëm për këtë” ka shtuar ndër të tjera Eide.

- "Anëtarësim i plotë në BE, Federata e Bashkuar e Qipros"-

Espen Barth EideEide ka nënvizuar se ndryshe nga Plani i Annan, i cili u refuzua nga votimi popullor (referendumi) në 2004 nga grekoqipriotët, ata janë duke punuar mbi një plan më të përshtatshëm me kriteret e BE-së dhe kushteve të shekullit të 21-të. Këshilltari ka shtuar më tej se: "Federata e Bashkuar e Qipros me anëtarësim të plotë në BE. Qiproja greke është anëtare e BE-së, por ndryshe nga planet e mëparshme bëhet fjalë për anëtarësimin e të gjithë ishullit. Kanë ndryshuar dinamikat e marrëdhënieve politike mes dy liderëve dhe popujve. Tani është zhvilluar botëkuptimi se ka nevojë për krijimin e një federate të vërtetë. Sinqerisht mendoj se ky është një plan më i mirë".anastasiades

Këshilltari Special për Qipron i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka vënë në dukje se në procesin e zgjidhjes nuk ka një kalendar zyrtar duke pohuar se: "Të pasurit një plan të mirë dhe të shpejtë është më e rëndësishme se e të qenurit zyrtar. Nuk duhet të harrojmë se kjo është një mundësi unike historike. Nuk mund të supozojmë se situata do të qëndrojë e përsosur përgjithmonë kështu mes dy liderëve dhe delegacioneve negociuese. Ne po flasim për muaj, jo për vitet".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme