Koment - Parimi paqësor i politikës së jashtme turke

Aforizma e Ataturkut “Paqe në Vend, Paqe në Botë” vazhdon të jetë udhërrëfyesi më i fuqishëm i politikës së jashtme turke.

Koment - Parimi paqësor i politikës së jashtme turke

Ashtu si në çdo vend tjetër, edhe politikat e brendshme dhe të jashtme të Turqisë ndërtohen dhe zhvillohen në bazë të disa parimeve dhe vlerave. Në krye të parimeve që nuk kanë ndryshuar dhe vazhdojnë të ekzistojë që nga themelimi i Republikës së Turqisë e deri më sot qëndron parimi “Paqe në Vend, Paqe në Botë”. Kjo aforizëm e Ataturkut ka qenë dhe vazhdon të mbetet ataturkuudhërrëfyesi më i fuqishëm i politikës së Turqisë. Ky parim nuk duhet kuptuar në formën, që Turqia nuk do të luftojë asnjëherë, ose ajo do të jetë kundër luftës pavarësisht çdo gjëje, apo se Turqia është përherë në stabilitet dhe paqe, por duhet kuptuar në formën që ajo nuk do të luftojë për sa kohë nuk do të detyrohet ta bëjë këtë dhe në atë që ajo preferon përherë paqen dhe stabilitetin. E shprehur ndryshe, perspektiva politike themelore e Turqisë duhet të jetë e orientuar në drejtim të zgjidhjes së problemeve të brendshme e të jashtme para së gjithash dhe në formë këmbëngulëse me rrugë paqësore. Dhe me të vërtetë, po të shikohet e gjithë historia e Turqisë do të vihet re që nuk ekziston asnjë shembull që e ka shkelur hapur ose zyrtarisht këtë parim të përgjithshëm. Në historinë e saj Turqia nuk i ka shpallur luftë asnjë vendi dhe nuk është bërë zyrtarisht palë e ndonjë lufte.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme