Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Koment - Parimi paqësor i politikës së jashtme turke

Aforizma e Ataturkut “Paqe në Vend, Paqe në Botë” vazhdon të jetë udhërrëfyesi më i fuqishëm i politikës së jashtme turke.

Koment - Parimi paqësor i politikës së jashtme turke

Ndoshta brenda të gjithë këtyre shembujve çështja më e debatueshme në kontekstin e parimit të politikës së jashtme paqësore është politika e Turqisë ndaj Sirisë. Politika e jashtme turke në drejtim të mbështetjes së opozitarëve të armatosur sirianë që duan rrëzimin e Beshar Esadit të lë një përshtypje sikur Turqia është në luftë me Sirinë. Për arsye të disa zhvillimeve që e mbështesin dhe i japin të drejtë këtij opinioni mund të pretendohet sikur Turqia ndjek një politikë luftarake. 

traktati i lozanesMirëpo këto përshtypje dhe pretendime nuk janë të drejta. Sepse Turqia nuk është zyrtarisht në luftë me Sirinë, ose nuk ka shpallur luftë kundër Sirisë. Në themelin e politikës së Turqisë ndaj Sirisë qëndron shqetësimi i përpjekjes që bëhet kundër Esadit, i cili masakron njerëzit, dhe në shërbim të këtij qëllimi qëndron synimi për ndryshimin e regjimit të Esadit. Edhe pse qartësia dhe kufijtë e kësaj politike janë të hapur për debat, nuk është e drejtë që të pretendosh se Turqia zyrtarisht ndodhet në një luftë me Sirinë.

Përveç disa shembujve të dhënë më lartë dhe që janë pjesë e historisë së Republikës së Turqisë, po ta shikojmë çështjen në përgjithësi, mund të jepen shumë shembuj të tjerë mbi politikën e jashtme paqësore turke. Pavarësisht territoreve të humbura pas periudhës osmane Turqia nuk ka ndjekur një politikë irredentiste. Megjithëse se disa territore (si për shembull Mosuli, Kirkiku, Trakia Perëndimore) kanë mbetur jashtë sovranitetit të kufijve të Paktit Kombëtar, që përbën dokumentin themeltar të Turqisë, kjo e fundit nuk ka ndjekur ndonjë politikë në drejtim të shpëtimit të këtyre territoreve. Për shembull ajo nuk ka treguar ndonjë agresivitet si Gjermania dhe disa vende të tjera që kanë qenë në të njëjtën gjendje. Pasi të gjitha qeveritë e Republikës së Turqisë i kanë respektuar kushtet gjeografike dhe politike të përcaktuara në Traktatin e Lozanës. Dhe kjo është përsëritur vazhdimisht me aforizmin “Turqia nuk lakmon asnjë pëllëmbë tokë të ndonjë vendi tjetër”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme