Prioritetet kryesore të presidencës letoneze të BE-së

Gjatë Presidencës së Këshillit të BE-së, Letonia do të fokusohet në tre prioritete kryesore: Evropë konkurruese, Evropë digjitale dhe Evropë e angazhuar.

Prioritetet kryesore të presidencës letoneze të BE-së

Pas Italisë, Letonia mori presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian, duke e vënë shtetin e vogël Baltik në vijën e frontit të përpjekjeve të BE-së për të trajtuar çështjet që variojnë nga pasiguria politike greke, te ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë.

Presidenca pritet t’i kushtojë Letonisë 70 milion € dhe do të kulmojë me Samitin e Partneritetit Lindor në Rigë më 21-22 maj, i cili do të mund të ripërcaktojë marrëdhëniet e BE-së me ish-shtetet sovjetike Armeninë, Azerbajxhanin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën.

Gjatë Presidencës së Këshillit të BE-së, Letonia do të fokusohet në tre prioritete kryesore: Europë konkurruese, Europë dixhitale dhe Europë e angazhuar.

Evropa Konkurruese

Evropa ka nevojë të rritë kapacitetin e saj sipërmarrës, duke nxitur investime në produktet dhe shërbimet e reja e konkurruese. Vetëm në sajë të zhvillimit të sektorëve të industrisë dhe të shërbimeve, Europa mund të lehtësojë krijimin e vendeve të punës, dhe në këtë mënyrë të nxisë kohezionin social. Bazuar në përvojën e vetë Letonisë, kjo mund të arrihet përmes reformave efikase strukturore dhe masave investuese që stimulojnë zhvillimin.

Detyrat kryesore të Presidencës letoneze: Të punojë me planin e investimeve për Evropën; të vazhdojë punën në përforcimin e Tregut të Përbashkët; të nxisë diskutimet dhe të fillojë punën mbi Bashkimin e Energjisë; të promovojë konkurrencën industriale.

Çështjet kryesore në agjendë:

Plani i Investimeve – me qëllim zbërthimin e investimeve publike dhe private në ekonominë reale;

Forcimi i Tregut të Përbashkët – Progres në propozimet e mbetura të Aktit II të Tregut të vetëm dhe nisja e diskutimeve mbi Strategjinë e pritshme të Tregut të Brendshëm për mallra dhe shërbime;

Rritja e aftësisë konkurruese të industrisë dhe sektorëve që lidhen me shërbimet- rregullimi më i mirë do të jetë parimi drejtues;

Krijimin e një Unioni të Energjisë – politika energjetike të ndërtuara mbi solidaritetin, besimin dhe sigurinë, fokusi në infrastrukturë, qeverisje më të mirë, sigurinë e energjisë dhe diplomacinë energjetike.

Evropa digjitale

Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë së informacionit po siguron mundësi të cilat kanë potencial për një rritje të zgjuar, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për BE-në. Ato gjithashtu përmbajnë edhe sfida të cilat kanë nevojë të jenë në përputhje të plotë me përmasat e këtyre mundësive.

Detyrat kryesore të Presidencës së Lituanisë: të avancojë mbrojtjen e të dhënave, të punojë në paketën e Tregut të Telekomunikacionit, të fillojë diskutime për Strategjinë e Tregut të Përbashkët Digjital.

Çështjet kryesore në agjendë:

Ndërtimi i një strukture të fortë dhe gjithnjë e më koherente për mbrojtjen e të dhënave- lipset një përputhshmëri me Direktivën dhe Rregulloren për Mbrojtjen e Përgjithshme të të Dhënave.

Rritje e sigurisë kibernetike- implementimi i Strategjisë së Sigurisë Kibernetike Evropiane; mbyllja e negociatave për Direktivën e Sigurimit të Rrjetit dhe Informacionit.

Lehtësimi i bisedimeve fillestare rreth strategjisë së tregut të vetëm digjital- eliminimi i barrierave online, krijimi i besimit dhe garancisë, garantimi i qasjes si dhe krijimi i ekonomisë digjitale.

Arritja e një kompromisi gjithëpërfshirës në paketën e tregut të Telekomunikimit- gjetja e një balance të duhur mes shërbimeve të cilësisë së lartë dhe çmimit të arsyeshëm për konsumatorët.

Evropa e angazhuar

Bashkimi Evropian ka përgjegjësinë të ndërmarrë një rol të plotë dhe aktiv në hapësirën globale. Me konfliktet e fundit, situata e fqinjëve është më sfiduese se kurrë.

Detyrat kryesore të Presidencës Letoneze- të lehtësojë rishikimin e Politikës së Fqinjësisë, të vijojë më tej me bashkëpunimin transatlantik; të fokusohet në qëllimet e zhvillimit të Evropës pas vitit 2015.

Çështjet kryesore në agjendë:

Politika e Fqinjësisë Evropiane me dimension jugor dhe lindor – prioritet marrëdhënies së Evropës me jashtë, t’i kushtohet një vëmendje të veçantë Partneritetit Lindor.

Forcimi i partneritetit transatlantik -përfundimi i negociatave për Partneritetin e Tregtisë dhe Investimit Transatlantik (TTIP), marrëveshja para fundvitit 2015, avancimi i Marrëveshjes së Tregtisë dhe Ekonomisë gjithëpërfshirëse BE-Kanada (CETA) dhe Marrëveshja e Tregtisë së Lirë BE-Japoni.

Strategjia e BE-së dhe Azisë Qendrore- rritje e bisedimeve rreth sigurisë, kufizimit të menaxhimit të kufijve, furnizimit me energji, dhe shkëmbimeve arsimore.

Synimet rreth zhvillimit evropian për periudhën pas 2015- përqendrimi në zhvillimin e qëndrueshëm, me një vëmendje të veçantë në çështjet e barazisë gjinore dhe punësimit të gruas.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme