Recesioni i ekonomive të Ballkanit

Vendet e Ballkanit në mënyrë të pashmangshme do të ndikohen nga recesioni ekonomik për sa kohë ai vazhdon.

Recesioni i ekonomive të Ballkanit

Në krye të temave kryesore, e cila preokupon viteve të fundit liderët e vendeve të Ballkanit, ndodhet ekonomia. Pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit mundohen të gjejnë mënyra për të shpëtuar nga recesioni ekonomik. Në mesin e objektivave themelore të këtyre vendeve është përmirësimi i kapaciteteve të prodhimit dhe rritja e punësimit. Mirëpo në rajon nuk ka konsensus se si mund të arrihen këto objektiva.

Vendet e Ballkanit në mënyrë të pashmangshme do të ndikohen nga recesioni ekonomik për sa kohë ai vazhdon. Mirëpo kriza ekonomike në vendet e Ballkanit është një problem strukturor i pavarur nga recesioni ekonomik në Evropë në përgjithësi. Njëra prej problemeve themelore, me të cilin ballafaqohen shumica e vendeve të Ballkanit në ditët e sotme, është mungesa e konkurrencës së eksportit. Në këtë mënyrë sa më e vazhdueshme është gjallëria e importit vendet e rajonit aq më shumë do të ballafaqohen me problemet e deficitit të llogarive rrjedhëse. Krahas këtij deficiti edhe deficitet që burojnë nga shpenzimet publike dyfishojnë problemin e deficitit. Dalja nga kriza ekonomike do të lehtësoj edhe deficitin e dyfishtë.

Para së gjithash krahas shpëtimit nga recesioni ekonomik dhe marrjes së përgjegjësive, vendosjes së vizionit dhe përpjekjeve afatgjata, është e nevojshme që të arrihet edhe në pajtimin social. Duhet pranuar realitetin që ky pajtim nuk do të përshpejtoj dhe lehtësoj daljen nga recesioni, gjithashtu kjo duhet të bazohet mbi vetëdijen se duhet sakrifikuar për një të ardhme më të mirë. Politikanët në vend se të zbatojnë politika për të “shpëtuar ditën” duhet të veprojnë me një botëkuptim që synon nivele t
ë lartë të rritjes në afat të gjatë dhe të zbatojnë politika ekonomike të përshtatshme me realitetin në vend.

Ndërkaq papunësia vazhdon të jetë njëra prej problemeve serioze në vendet e Ballkanit. Për 
shembull sipas të dhënave të Bankës Botërore, mesatarja e numrit të papunëve të regjistruar në Kosovë gjatë periudhës 2010-2014 është 45%, në Maqedoni 31%, në Bosnje-Hercegovinë 28%, Greqi 24%, Serbi dhe Mal të Zi 20%, Kroaci 16%, Shqipëri 15% dhe në Bullgari rreth 12%. Në mesin e vendeve të rajonit nivelin e papunësisë në vlera njëshifrore ka vetëm Rumania me 7%. Nivelet e larta të papunësisë në vendet e Ballkanit mbajnë të gjallë tendencat për mërgim të popullatës. Duhet thënë se nuk bëhet fjalë vetëm për mërgime jashtë vendit, por edhe për mërgime të brendshme dhe se në kryeqytetet e vendeve të Ballkanit jetohen dyndje të mëdha të popullsisë.

Vendet e Ballkani duhet të luftojnë kundër papunësisë duke i përmirësuar kushtet dhe duke krijuar vende të reja të punës. Ndërsa në lidhje me luftën kundër papunësisë është shumë e rëndësishme të inkurajohet zhvillimi i bizneseve të vogla dhe të mesme. Njëra prej metodave të luftës kundër papunësisë është edhe reformimi i sistemit të arsimit. Sepse sistemi i arsimit duhet të krijoj kapitale njerëzore për të përmbushur nevojat e tregjeve. Mirëpo sistemi i arsimit në shumicën e vendeve të Ballkanit që kanë qenë me sisteme centraliste vazhdojnë të krijojnë ushtri të tëra të të papunëve ku shumica janë të shkëputur nga tregjet.

Mund të shtrohet pyetja se a është e mundur që të inkurajohen prodhimi dhe punësimi ndërkohë që në njërën anë ndiqen politikat financiare për zvogëlimin e deficitit të llogarive rrjedhëse? Përgjigjja do të ishte se është e mundur me kusht që të përdoren në mënyrë më racionale mundësitë edhe më të vogla të buxhetit. Krahas kësaj mund të rishqyrtohen edhe burimet natyrore dhe mundësitë për zhvillimin e turizmit të vendeve të Ballkanit të cilat do të siguronin burime të reja të të ardhurave.

Nxitja e prodhimit në vendet më të vogla me fuqinë më të ulët konkurruese në tregtinë e jashtme pothuajse është njëra prej mundësive të detyrueshme. Nëse kërkesa inkurajohet në vend të prodhimit dhe nëse nuk mund të përmbushen kërkesat nga prodhimi vendor, atëherë ky proces do të përfundoj me rritjen e importeve. Ndërsa përballë një zhvillimi të tillë do të mund të rritet edhe më shumë problemi i deficitit të llogarive rrjedhëse.

Me rritjen e prodhimit dhe punësimit do të mund të sigurohet edhe rritja e eksportit në mënyrë indirekte. Mirëpo do të ishte më e dobishme nëse rritjet e eksportit në vend të shitjes së mallrave me çmim më të lirë bëhen me prodhime konkurruese të mbështetura me politika inovative. Natyrisht se gjatë këtij procesi duhet të vazhdohet edhe me përpjekje për tërheqjen e investimeve të huaja në vend. Sepse niveli i kursimeve të brendshme në vendet e Ballkanit mbeten të pamjaftueshme për mbështetjen e rritjes ekonomike. Vendet e Ballkanit kanë shpresa për të përfituar nga fondet e Bashkimit Evropian në çështjen e përmirësimit të infrastrukturës së transportit.



Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme