Për ndërtimin e murit Gjermania kërkoi punëtorë nga Jugosllavia

Profesori William Zimmerman thekson se rritja e numrit të punëtorëve nga vendet e ish-Jugosllavisë mund të shpjegohet me fillimin e ndërtimit të Murit të Berlinit, në fillim të viteve 1960-të.

Për ndërtimin e murit Gjermania kërkoi punëtorë nga Jugosllavia

Në Gjermani sot shënohet 25-vjetori i rënies së Murit të Berlinit, i cili për 28 vjet të tëra e ndau Gjermaninë Lindore nga ajo Perëndimore, ndërsa është ndërtuar me vendimin e regjimit komunist të atëhershëm për të parandaluar shkuarjen e Gjermanëve Lindor në vendet demokratike perëndimore.

Mirëpo, është interesant se ndërtimi i Murit të Berlinit, i cili ka filluar më 13 gusht 1961, ka ndikuar në rritjen e numrit të punëtorëve në Gjermani nga vendet e Jugosllavisë të atëhershme.

Profesori William Zimmerman në librin e tij "Open Borders, Nonalignment, and the Political Evolution of Yugosllavia" (Kufijtë e hapur, painkuadrimi, dhe evolucioni politik i Jugosllavisë), thekson se rritja e punëtorëve nga vendet e ish-Jugosllavisë mund të shpjegohet me fillimin e ndërtimit të Murit të Berlinit, në fillim të viteve 1960-të.

"Ekziston një lidhje impresive mes kërkesës për punëtorë të huaj në Gjermani dhe migrimit të punëtorëve nga Jugosllavia. Një nga faktorët që shpjegojnë migrimin e punëtorëve jugosllavë në fillim të viteve 1960-të është ndërtimi i Murit të Berlinit, i cili ka hequr mundësinë për qytetarët e ish-Gjermanisë Lindore për t'iu përgjigjur kërkesës intensive për fuqinë punëtore në Gjermaninë Perëndimore", thotë ky profesor.

Në librin e tij të gjerë dhe mbi të gjitha interesant jepen të dhënat faktike për numrin e punëtorëve nga Jugosllavia në Gjermani."Kështu që nga viti 1966 në Gjermani ishin rreth 96,000 punëtorë nga Jugosllavia, një vit më pas ishin 97.725 prej tyre, ndërsa në vitin 1969, 226.290 punëtorë", shkruan profesori i shquar.

Muri i Berlinit ishte një barrierë e gjatë që e ndante Berlinin Perëndimor nga ai Lindor dhe vendet përreth të Republikës Demokratike Gjermane (DDR). Ishte ndërtuar nga qeveria lindore gjermane dhe i është dhënë emri propagandist "antifashist".

Ka filluar të ndërtohet më 13 gusht 1961 dhe disa herë ishte rinovuar. Muri nuk ishte vetëm një konstrukt i zakonshëm, apo një barrierë e lartë dhe gjatë, por kishte rolin e murit gjigant që e rrethonte Berlinin perëndimor, praktikisht e ndau qytetin, rrugët dhe shumë miq dhe familjarë.

Për shkak të rritjes së dëshirës për bashkim ishte hapur për trafik të pakufizuar më 9 nëntor 1989, dhe më pas u shkatërrua tërësisht. Muri ishte pasqyrim i Luftës së Ftohtë dhe kështu që vetë rrënimi i Murit të Berlinit shënoi fillimin e çlirimit të ideologjisë komuniste dhe strukturave jo vetëm në Gjermaninë Lindore, por edhe në shumicën e vendeve socialiste në Evropë të asaj kohe.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme