Koment - Vendi i ISID-it nё oqeanin e mendimit islam

Cilat janë ekolet islame më të rëndësishme në histori dhe në cilat prej tyre janë mbështetur dhe fuqizuar organizata tё tilla si ISID?

Koment - Vendi i ISID-it nё oqeanin e mendimit islam

Burimi i natyrshёm dhe themelor i mendimit islam ёshtё Kurani dhe praktika e Profetit Muhamed (suneti), i cili ka qenё edhe mendimi i vetёm, kur ka Profeti Muhamed ka qenё nё jetё. Por vdekja e profetit dhe zhvillimet e problemet, qё dolёn mё vonё, u bёnё shkak i lindjes se mendimeve tё reja. Lindёn mendime edhe plotёsuese, edhe kontradiktore lidhur me praktikimin e Kuranit dhe sunetit ndaj zhvillimeve tё reja. U prodhuan precedentё pёr tё mbrojtur dhe ruajtur Kuranin e sunetin nё jetёn e pёrditshme. Kёto mendime, qё janё shkruar gjatё tё gjithё historisё, me kalimin e kohёs u kthyen nё ekole dhe trajtёsuan myslimanёt e botёn islame. Kёto ekole nё formёn e fazave mund tё pёrmblidhen kёshtu:

Nё periudhёn klasike, kur kemi grindjet pёr pushtet, qё shpёrthyen nё periudhёn e Kalifit tё Katёrt, Hazreti Aliut, dhe kur islami u pёrhap edhe nё vende tё reja, nё vija tё pёrgjithshme kishte 3 ekole. Mё i pёrhapuri prej tyre ёshtё ekoli i sunetit, i cili nё praktikimin e islamit ёshtё fokusuar nё debatin logjikё njerёzore-urdhёrat hyjnorё. Maturidizmi dhe Eshairizmi i kanё kushtuar rёndёsi urdhёrave hyjnorё tё udhёhequr nga mendimi e logjika e njeriut; selefizmi prioritet i kushton urdhёrave hyjnorё, kurse mendimin njerёzor e ka shtyrё nё plan tё dytё. Ndёrsa sufizmi i ka kushtuar peshё edukimit tё nepsit pёrmes njё koncepti fetar tёrёsisht mistik. Nё epokёn klasike ekoli i dytё ёshtё shiizmi, i cili ka lindur si pasojё e luftёs pёr kalifat ndёrmjet Hazreti Aliut dhe Muavijes, dhe shkurtimisht ka kuptimin e “pёrkrahёsve tё Aliut”. Nё thelb shiizmi pёrqёndrohet tek problemi i legjitimitetit tё pushtetit politik dhe pretendon se Kalifati ose Lidershipi u takon vetёm dhe vetёm Profetit Muhamed dhe atyre, qё rrjedhin nga familja e tij (Ehl-i Bejt). Me kalimin e kohёs ky ekol dominoi nё Iran dhe nё vende tё tjera dhe u shndёrrua nё sekte tё ndryshme fetare. Ekoli i tretё nё periudhёn klasike islame ёshtё Harixhizmi, i cili ёshtё njё rrymё e ndryshme nga ehl-i Suneti dhe shiizmi. Kjo rrymё beson se besimi islam duhet praktikuar ashtu siç ёshtё shkruar nё Kuran. Organizata tё tilla si ISID janё fuqizuar duke u mbёshtetur pikёrisht nё kёtё ekol. Pёrveç kёtyre kemi edhe mutezila, e cila pranon si burim vetёm logjikёn njerёzore. Ndikimi i kёsaj rryme deri mё sot ka qenё shumё i pakёt. Ekolet qё kanё ndikuar mё shumё nё botёn islame deri nё kohёt moderne janё ehl-i Sunneti nёn drejtimin e Perandorisё Osmane dhe shiizmi nёn udhёheqjen e Iranit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme