Koment - Ekolet, mendimet dhe mësimi i islamit në botë

Përse myslimanët në përgjithësi nuk interesohen shumë me lindjen dhe pretendimet e sekteve kryesore, pjesëtarë të cilëve ata janë? A do ti bëjë dot ballë bota islame ndikimit të mendimeve, ekoleve dhe doktrinave perëndimore?

Koment - Ekolet, mendimet dhe mësimi i islamit në botë

Por më e rëndësishmja është se mendimi islam jep një kontribut të madh që myslimani dhe shoqëritë myslimane të zhvillojnë jetesën e tyre. Për shembull, të dish se cilat janë sektet më të përhapura dhe më me ndikim dhe që përbëjnë themelin e mendimit islam si dhe ti praktikosh ato nuk konsolidon vetëm pozicionin fetar, por njëherësh edhe pozicionin mbi zhvillimet sociale, politike përreth teje dhe ato në botë. Të jep informacion të saktë mbi koncepte si Harixhizmi, Selefizmi, Alevianizmi, Sunizmi, koncepte që përdoren pothuajse çdo ditë, po ashtu edhe mbi veçoritë e pjesëtarëve të këtyre koncepteve.

Një pikë tjetër edhe më esenciale është kjo, që këto mendime kanë një rëndësi shumë të madhe edhe për të kuptuar pritshmëritë dhe ato çfarë besimtarët nuk presin nga një fe, sidomos për besimtarët myslimanë. Për shembull: çfarë është esenciale në kuptimin dhe praktikimin e Kur’anit dhe Sunetit? Si janë krijuar traditat dhe përvojat? Çfarë vendi zë në fe përdorimi i mendjes së njeriut? A ka ndonjë mesazh për mosngarkimin me përgjegjësi të atyre që nuk janë të mençur? Si duhet të jenë marrëdhëniet e individit me botën që përbëhet nga vetvetja, familja, fqinji, shoqëria dhe të tjerët? Çfarë roli dhe vendi kanë ‘ulemat’ (njohësit e të drejtës dhe teologjisë islame), që janë edhe specialistë në mësimin e Kur’anit dhe Sunetit? Përballë kushteve në ndryshim të botës dhe jetesës a do të ndryshojë edhe botëkuptimi dhe praktikimi i Kur’anit e Sunetit? A është e mundur një “ripërtëritje, rigjenerim”, çështje kjo që diskutohet shumë nga dijetarët? Nëse është e mundshme një diçka e tillë, cilat janë rrugët dhe kufijtë për ta realizuar atë? 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme