Koment - Ekolet, mendimet dhe mësimi i islamit në botë

Përse myslimanët në përgjithësi nuk interesohen shumë me lindjen dhe pretendimet e sekteve kryesore, pjesëtarë të cilëve ata janë? A do ti bëjë dot ballë bota islame ndikimit të mendimeve, ekoleve dhe doktrinave perëndimore?

Koment - Ekolet, mendimet dhe mësimi i islamit në botë

Për 4-5 shekuj bota ndodhet nën ndikimin e mendimeve, ekoleve dhe doktrinave Perëndimore.

Sa do që dallojnë nga njëra hapësirë gjeografike në tjetrën apo nga njëra kulturë në tjetrën, shumica e botëkuptimeve dhe sistemeve të sotme gjenden nën ndikimin e mendimit perëndimor. Shumë koncepte si demokracia, shtet-kombi, liria, ekonomia e tregut, kombi, nacionalizmi në botë janë përhapur nga Evropa ose Amerika. Iluminizmi, Modernizmi, Revolucioni Industrial, Reformat Fetare dhe Shekullarizmi që janë zhvilluar në këto hapësira gjeografike kanë trajtësuar pjesën më të madhe të njerëzimit. Ky proces vazhdon me mjetet e informatikës dhe komunikimit, që janë fuqizuar shumë në ditët e sotme. Për shembull edhe konceptet shumë populiste sot si globalizmi, integrimi, post-modernizmi në fillim kanë lindur në botën Perëndimore dhe vazhdojnë të ndikojnë ende të gjithë botën. Këto mendime ndryshojnë, transformojnë veçoritë kulturore, ekonomike, politike dhe njerëzore të shoqërive dhe hapësirave gjeografike, ku këto mendime kanë ndikim. Ngandonjëherë ato sjellin përfundime pozitive dhe ngandonjëherë shkaktojnë pasoja negative. Ashtu siç kemi përfundime pozitive, si për shembull demokracinë, liritë, ekonominë e tregut, ekzistojnë edhe komplikacione të tilla si imperializmi, kolonializmi, pushtimi, degjenerimi kulturor dhe shoqëror. 

Në krye të fushave që dalin në plan të parë në këtë proces janë strukturat e mendimit dhe ato filozofike që zotërojnë civilizimet e tjera. Në krahasim me të tjerat ky është edhe dimensioni më shkatërrues. Sepse zhdukja e filozofisë dhe mendimeve tradicionale të kulturave dhe shoqërive të tjera, që nuk janë pjesë e Perëndimit, shkakton thellimin e problemeve në vendet dhe kulturat përkatëse. Në lidhje me këtë çështje mund të jepen shumë shembuj, por më i spikaturi nga këta mund të thuhet se janë vendet dhe shoqëritë islame.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme