Tensioni në aksin Uashington-Jeruzalem është i paprecedentë

Shtëpia e Bardhë, pavarësisht deklaratave zyrtare, është e irrituar skajërisht për bombardimet nga ana e izraelitëve të shkollave të OKB-së në Gaza, që kanë provokuar dhjetëra viktima mes civilëve dhe të shpërngulurve.

Tensioni në aksin Uashington-Jeruzalem është i paprecedentë

Edhe nëse kjo krizë e përgjakshme do të tejkalohet, do të duhen vite – nënvizojnë shumë vëzhgues në SHBA – për të rindërtuar atë besim që ka shoqëruar përherë marrëdhëniet mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, mbi të gjitha, do të duhen njerëz të tjerë, të ndryshëm nga të sotmit. “Kjo është periudha më e vështirë e kontrasteve, me sa mbahet mend, mes dy aleatëve. Dhe nuk e si nëse do të jetë i mundshëm një rifillim i marrëdhënieve me këta që janë tani, me këtë president dhe këtë kryeministër”, thotë për gazetën amerikane ”New York Times” ish-ambasadori amerikan në Izrael, Daniel Kurtzer duke nënvizuar marrëdhëniet e tensionuara mes Barack Obamës dhe Beniamin Netanjahut.

Një marrëdhënie e tensionuar e filluar në vitin 2010, kur nga qeveria e Netanyahut mbërriti ajo që Shtëpia e Bardhë e konsideron sjelljen e parë dhe të vërtetë të pahijshme ndaj administratës Obama, e vendosur në rifillimin e bisedimeve të paqes në Lindjen e Mesme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme