Domethënia dhe rëndësia e ramazanit

Ramazani krahas ibadetit të dendur fetar përmban në vetvete edhe aktivitete me dimensione ekonomike, sociologjike dhe psikologjike, duke qenë kështu një muaj me agjendë të gjithanshme që ka përfundimet dhe ndikimet e veta serioze mbi njeriun, shoqërinë.

Domethënia dhe rëndësia e ramazanit

Patjetër që në krijimin e këtyre problemeve ekziston dimensioni i politikës ndërkombëtare. Pra problemi nuk është vetëm në duart e myslimanëve, të vendeve dhe shoqërive myslimane. Ekziston faktori i sistemit, rendit botëror, një diçka që kapërcen ata. Patjetër që ky është një faktor i rëndësishëm, por këta faktorë nuk duhet që të shërbejnë si një arsyetim për të pasur konflikte e mosmarrëveshje ndërmjet vendeve myslimane. Myslimanët dhe drejtuesit që i besojnë të njëjtit Kur’an dhe Profet duhet ta shfrytëzojnë me racionalizëm një shans dhe nimet të tillë siç është muaji i Ramazanit. Çdo lloj konflikti politik duhet lënë mënjanë. Myslimanët nuk duhet ta harrojnë se janë vëllezër dhe problemet që kanë ndërmjet tyre duhet ti zgjidhin me paqe. Në fakt ky është edhe një nga qëllimet kryesore të fesë. Sepse përfundimet pozitive të frymës së Ramazanit në nivel njerëzor, shoqëror dhe vendi e humbasin atë ndikimin e tyre përballë gjakderdhjes dhe dhimbjeve që përjeton sot bota islame. Konfliktet ndërmjet vendeve myslimane hedhin dritëhije mbi lumturinë e gëzimin e iftarit dhe syfyrit të myslimanëve që agjërojnë.

Prof. Dr. Ramazan GOZEN
Pedagog i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin “Marmara”


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme