Sulmi i ISID, kriza e re e Lindjes së Mesme dhe Turqia

Një konsolidim i pushimeve të ISID do të rrezikonte ndarjen e Irakut në tri pjesë dhe prishjen e ekuilibrave 100-vjeçar të Lindjes së Mesme.

Sulmi i ISID, kriza e re e Lindjes së Mesme dhe Turqia

Në këtë kontekst faktori më i rëndësishëm janë armët e fuqishme, municioni dhe militantët që ka ISID-i. Thuhet se ekziston një ushtri e përbërë nga rreth 40 mijë vetë. Dihet që një pjesë të rëndësishme të kësaj ushtrie e përbëjnë të rinjtë me shtetësi evropiane që i bashkohen kësaj ushtrie duke kaluar nga Siria edhe pse nuk deklarohet zyrtarisht duket që burimet njerëzore, ushtarake dhe ekonomike ISID-it i vijnë nga Perëndimi dhe vendet e rajonit. Ndihmat dhe mbështetja që sigurojnë këto vende e kanë bërë ISID-in realisht të fuqishëm.

Pretendimi më interesant në lidhje me ISID-in është se kjo organizatë synon të zhvillojë një superioritet në rajon dhe të thyejë hegjemoninë sektare të Iranit. Një pretendim i tillë përputhet me politikat dhe interesat e disa shteteve. Këto shtete sa do që nuk e aprovojnë konceptin e ISID-it, nuk demonstrojnë një reagim efektiv ndaj veprimeve të ISID-it. Dhe mund të thuhet që pjesërisht suksesi në ofensivat që bën ISID-i buron nga mosreagimi i këtyre vendeve. Për shembull ende është një çështje e çuditshme përse SHBA, BE dhe vende me ndikim nuk kanë ndërmarrë masa kundër pushtimeve të ISID-it. OKB-ja, NATO dhe organizatat ndërkombëtare të sigurisë nuk kanë marrë vendime dhe masa të ashpra ndaj ISID-it, ashtu siç kishin bërë edhe në situata të tjera të ngjashme?


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme