Sulmi i ISID, kriza e re e Lindjes së Mesme dhe Turqia

Një konsolidim i pushimeve të ISID do të rrezikonte ndarjen e Irakut në tri pjesë dhe prishjen e ekuilibrave 100-vjeçar të Lindjes së Mesme.

Sulmi i ISID, kriza e re e Lindjes së Mesme dhe Turqia

Duke qenë se një koncept i tillë është shumë i ngurtë, aq sa nuk ekziston pothuajse në asnjë shtet tjetër të rajonit, në themel kjo bie ndesh me kushtet e rrethanat e rajonit. Duke u nisur nga kjo mund të thuhet se ky koncept dhe shteti që do të krijohet në bazë të këtij koncepti do të shkaktojë shqetësime jo vetëm në Irak dhe Siri, por në të gjithë rajonin. Ti lëmë mënjanë vendet perëndimore, me një regjim të tillë nuk do të pajtoheshin as vet vendet e rajonit.

Nëse ISID-i është kaq problematik, atëherë si ka mundësi që ai të ketë një ndikim kaq të madh në rajon, për shembull si arriti ti pushtojë me lehtësi kjo organizatë qytetin Rakka në Siri, apo qytetet Mosull dhe Tikrit në Irak? Për këtë pyetje mund të jepen të paktën dy përgjigje: e para, është vakumi i pushtetit dhe autoritetit të krijuar në Irak dhe Siri. Në Irak nuk ekziston një ushtri e aftë dhe e pajisur me armë efiçente që të garantojë rendin dhe sigurinë e qyteteve. Qeveria e Malikit nuk ka as ushtri të mirëorganizuar dhe të armatosur mirë, as një taban shoqëror të gatshëm për të mbrojtur vendin përballë rreziqeve të mundshme. Për shumë vite me radhë në Irakun e copëtuar, me përjashtim të disa provincave dhe qyteteve, nuk bëhet fjalë për siguri. Kurse në Siri për shkak të luftës civile pushteti i Esadit e ka të pamundur që sot të ketë ndikim mbi ISID-in. Si rrjedhim në Irak dhe në Siri kemi të bëjmë me një situatë të ngjashme me “gjendjen në natyrë” ose “ligjin e xhunglës”, nëse do të shpreheshim me fjalët e famshme të Thomas Hobbes. Për më tepër pretendohet që një pjesë e popullatës dhe fiseve vendore e shikojnë me simpati ISID-n dhe nuk kanë bërë rezistencë ndaj tij.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme