Vizita e Ruhanit në Ankara

A mund të bëhen Turqia me Iranin në rajon si Gjermania me Francën në BE?

Vizita e Ruhanit në Ankara

Në marrëdhëniet e sotme Turqi-Iran në plan të parë kanë dalë këto tre tema: 1) fuqizimi i marrëdhënieve ekonomike, tregtare, energjetike dhe të transportit; 2) zgjidhja e problemit në lidhje me programin e nuklear të Iranit; 3) zgjidhja e problemeve rajonale, me në krye Sirinë. Pozicionet e palëve në lidhje me këto çështje sjellin me vete pasoja pozitive dhe negative.

Dimensionet më të rëndësishme të marrëdhënieve ekonomike Turqi-Iran janë gazi natyror, nafta dhe tregtia e prodhimeve industriale. Vëllimi tregtar nga 14,5 miliardë dollarë që është për momentin planifikohet që të rritet në 20 miliardë dollarë në vitin 2015 dhe 30 miliardë në vitin 2023. Partnerët tregtarë të Turqisë që renditen në 7-en e parë janë vendet evropiane, Rusia dhe Kina, kurse vendin e 8 e të 9-të e zënë Irani me Irakun. Për ta ndryshuar këtë renditje, që ka arsyet e veta të kuptueshme, shprehen qëllime reciproke.

Turqia me Iranin i kanë potencialet për ti rritur reciprokisht shkëmbimet tregtare. Është e mundur që Turqia të importojë nga Irani më shumë gaz natyror dhe naftë, kurse Irani të importojë nga Turqia më shumë mallra industriale. Vetëm se shfrytëzimi i këtij potenciali është i vështirë për shkak të embargos së Kombeve të Bashkuara (OKB). Për të rritur tregtinë me Iranin Turqia kërkon zbutjen e embargos ndërkombëtare ndaj Iranit. Të dyja palët planifikojnë eksportimin e gazit iranian në tregjet botërore përmes Turqisë. Në fakt një nga qëllimet e vizitës së Ruhanit ne Turqi është arritja e një marrëveshjeje në lidhje me këtë çështje.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme