Racizmi në zgjedhjet evropiane dhe anëtarësimi i Turqisë

BE-ja dhe procesi i anëtarësimeve të reja do të marrë një goditje të madhe në qoftë se do të kemi fuqizim të eurofobëve dhe euroskeptikëve.

Racizmi në zgjedhjet evropiane dhe anëtarësimi i Turqisë

Nga zgjedhjet e javës së kaluar për Parlamentin Evropian (PE) doli një rezultat surprizë, i cili tregoi se partitë e ekstremit të djathtë dhe ato raciste në Evropë janë në rritje dhe po përparojnë ndjeshëm. Këtë prirje e nxorën në plan të parë përfundimet që dolën nga zgjedhjet që u mbajtën veçanërisht në Francë, Angli, Danimarkë, Gjermani, Belgjikë, Greqi dhe Holandë. Fronti Kombëtar (FN) në Francë, UKIP në Angli, Partia Popullore në Danimarkë, Siriza në Greqi morën ¼ e votave në vendet e tyre, duke shënuar një rritje të madhe të popullaritetit. Si konkluzion grupi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) mori 212 vende nga 751 karrige që ka gjithsej Parlamenti Evropian (PE), i ndjekur nga Socialistët me 186 deputetë, liberalët me 70, të Gjelbërit me 55 deputetë, kurse vendet e tjera të mbetura i fituan të zgjedhurit e partive të ekstremit të djathtë dhe raciste që nuk kanë grup në Parlament.

Mbështetja më e lartë se sa ajo e parashikuar ndaj partive ekstremiste të djathta dhe raciste solli shqetësime për të ardhmen e Parlamentit dhe Bashkimit Evropian. Dihej që ekzistonte një kundërvënie e fortë kundër BE-së, por nuk pritej që të dilte kaq e lartë. Ashtu siç u shpreh edhe Kryeministri i Francës, Manuel Valls, kemi të bëjmë me një shtangie të shkaktuar nga “tërmeti që tronditi të gjithë Evropën”. Tani të gjithë, me në krye përkrahësit e Bashkimit Evropian, po përpiqen të kuptojnë e analizojnë këtë rezultat. Ka filluar të mendohet mbi ngjitjen e ekstremit të djathtë dhe rrugëzgjidhjet.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme