Mehmet Akçiçek, rasti i kapur

“Edhe nëse largohem një ditë nga Shqipëria, kam shumë miq këtu që do t’i telefonoja”, -thotë Mehmet Akçiçek.

Mehmet Akçiçek, rasti i kapur

tave kosiUshqimi, për çdo turk, është i shijshëm, kjo pasi ushqimi shqiptar ngjan shumë me atë të vendit të tyre. Ka disa gatime të veçanta që i ndesh për herë të parë këtu, gjithsesi, ngjashmëria është e dukshme ndërmjet dy kuzhinave.

-“Normalisht që kemi lëvizur edhe në restorantet shqiptare, na pëlqen shumë mishi si e gatuajnë, jo se ka ndonjë ndryshim të madh me kuzhinën turke. Gjithashtu më pëlqen mënyra se si e gatuajnë peshkun. Kurse në shtëpi përpiqemi të gatuajmë më shumë sipas kuzhinës turke”, -thotë ai.

Jetesa e përhershme në Shqipëri për të nuk ka asnjë problem, përkundrazi e ngazëllen si fakt, nëse ia mundëson edhe aspekti ekonomik.

Me siguri nuk mund ta them, por nëse krijohet mundësi në aspektin ekonomik, për mua nuk është asnjë problem, sepse unë jam mësuar këtu. Nëse rri për një afat të gjatë në Shqipëri edhe fëmijën tim do e shkolloja këtu”, -thotë në përfundim Mehmeti.

- Përgatiti për TRT Shqip, Urim TUSKU -


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme